Atentati me tritol, Suloj niset për kurim në Itali. Dyshohet se sulmi u porosit nga një i dënuar

Jan 21, 2015 | 12:36
SHPËRNDAJE

Automjeti i drejtorit te burgut te Fushe Krujes, pas shperthimit

UPDATE/ Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj, i cili tri ditë më parë u plagos rëndë nga shpërthimi i eksplozivit në makinën e tij në Durrës, eshte nisur per mjekim te specializuar ne Itali.

Ai dje bëri me dije dje nga spitali se është mirë. Me anë të një fotoje të publikuar në orët e pasdites së djeshme, 45-vjeçari ka hedhur në Facebook imazhin ku ndodhet në spital, ndërsa ka shkruar: “Jam mirë. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve”.

Dyshimet kryesore në lidhje me ngjarjen kanë të bëjnë me mundësinë e porositjes së sulmit me eksploziv nga persona të dënuar apo të arrestuar që mbahen në burgun e Fushë-Krujës, që drejtohet nga zyrtari i plagosur.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se shpërthimi është kryer me anë të një bombe të aktivizuar me celular. Dyshohet se numri telefonik që është përdorur për bombën është blerë kohë më parë dhe është regjistruar në një emër fiktiv.

DËSHMIA
Në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, Arben Suloj ka sqaruar se nuk ka konflikte personale, duke lënë të kuptohet se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së tij si drejtor burgu. Grupi hetimor ka marrë në pyetje vartësit e 45-vjeçarit në burgun e Fushë- Krujës, ndërsa është ushtruar kontroll te një pjesë e mirë e të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës, i cili drejtohet që prej një viti nga i plagosuri.

Ditën e djeshme policia e Durrësit ka shoqëruar në ambientet e saj mbi 25 persona, mes tyre dëshmitarë që u ndodhën në vendin e ngjarjes, të afërm të të lënduarit, si dhe persona që mund të kenë dijeni mbi motivin e atentatit. Grupi hetimor nuk e ka lënë jashtë vëmendjes edhe hetimin për ndonjë konflikt të mundshëm të 45-vjeçarit Suloj për çështje pronash në vendlindjen e tij (Orikum).

 

Pas atentatit me tritol, Arben Suloj selfie nga spitali: Jam mirë

UPDATE/Një ditë pas atentatit me eksploziv në automjetin ku mbeti i plagosur drejtori i Burgut të Fushë-Kryjës, Arben Suloj falënderon miqtë dhe mbështetësit e tij.

Në një koment të shkurtër të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Suloj ka publikuar edhe një foto (selfie) nga spitali, duke shkruar: “Jam mirë. Flm për mbështetje të gjithëve”.

Mëngjesin e së hënës, brenda portit të Durrësit ndaj Arben Suloj u krye një atentat në automjetin ku po udhëtonte, duke e lënë atë të plagosur. Sipas policisë, Suloj  ishte duke drejtuar automjetin tip Opel me targa AA 654 AS.

Foto e postuar ne “Facebook” nga Arben Suloj

Më herët, burime nga grupi hetimor sqarojnë se për të kryer shpërthimin ne automjetin e drejtorit te burgut te Fushe Krujes është përdorur një sasi rreth 100 gramë lëndë plasëse e llojit tritol, duke lënë të kuptohet se autorët nuk kanë pasur për qëllim eliminimin fizik të Arben Sulojt.

Grupi i hetimit ka sekuestruar pamjet filmike të fiksuara nga kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e portit. Gjatë analizimit të pamjeve filmike, hetuesit kanë konstatuar një person që qëndronte jashtë rrethimit të portit, pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja, i cili dyshohet të jetë ai që aktivizoi shpërthimin.

Tri janë pistat në të cilat është fokusuar grupi hetimor: konflikte personale të 45- vjeçarit me persona të tjerë, atë për shkak të detyrës, si dhe konfliktet për prona në vendlindjen e tij (Orikum). Vetë i dëmtuari ka deklaruar për policinë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas këtij atentati. Arben Suloj, me orgjinë nga Orikumi i Vlorës, prej disa vitesh jeton së bashku me familjen e tij në Lagjen Nr. 1 të qytetit të Durrësit

 ***

Ministri i Drejtesise ka kerkuar forcim te masave te sigurise ne burgje, apo si quhet ne sistemin penitenciar.

“Ministria e Drejtesise po ndjek me vemendje dinamiken e ngjarjes. Keqardhje per ngjarjen e rende. Autoret pergjegjes te pergjigjen para ligjit”- ka thene Naco, ne nje reagim per mediat.

Sipas tij, ngjarja asnje ndikim ne mbarevatjen e punes ne sistemin penitenciar.

Ministri i Drejtesise ka urdheruar perforcimin e elementeve te sigurise ne sistemin penitenciar dhe dhenien e informacioneve periodike-ditore mbi zhvillimet ne burgje. 

***
Plagoset drejtori i burgut te Fushe Krujes, pasi automjeti me te cilin udhetonte shpertheu nga nje sasi lende plasese qe i ishte vendosur. 

Ngjarja ndodhi mengjesin e sotem brenda portit te Durresit dhe per pasoje Arben Suloj ka mbetur i plagosur nga shperthimi i automjetit. 

Sipas policise ai ishte duke drejtuar automjetin tip Opel me targa AA 654 AS. 

“Ngjarja ka ndodhur brenda  portit të Durrësit, ku mjeti i drejtorit të burgjeve ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje”- bejne me dije burimet e policise.

Drejtori Suloj

Nuk dihen ende rrethanat, ndonese dyshimet e para lidhen me detyren qe kryen Suloj. Nderkohe Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas transportit ne spitalin e Durresit, mjeket pane te udhes ta transportojne ate drej Traumes ne Tirane per ndihme me te specializuar. Ai ka marre plage te renda nga shperthimi, por sipas mjekeve, jashte rrezikut per jeten.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura