Eksperti maqedonas: Marrëveshja për emrin e dobishme për të dyja palët

Jun 19, 2018 | 10:28
SHPËRNDAJE

Emërtimi i ri i Maqedonisë paraqet akt historik që siguron ardhmërinë europiane të vendit, vlerëson ish ministri i jashtëm dhe njëherësh eksperti i zhvillimeve politike Denko Malevski.

Sipas tij akti i djeshëm duhet shërbejë si shembull për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Malevski

Malevski thotë se bëhet fjalë për marrëveshje me përjashtimet dhe përfitime të përbashkëta për të dyja palët.

“Maqedonia si shtet i vogël në Ballkan nuk kishte ardhmëri nëse nuk arrinte të tejkalonte këtë pengesë që mbyllte rrugën drejt Unionit. Pala maqedonase u pajtua që të distancohet nga ajo që grekët e konsiderojnë pjesë të historisë dhe kulturës së tyre, e ajo është periudha antike. Ne, nëpërmjet emrit të ri, Maqedonia e Veriut, bëjmë këtë distancim në identitete. Është një proces që do të realizohet nëpërmjet punës së përbashkët të parlamentit, pushtetit, opozitës për të pasuar referendumi. Populli do të duhet ta votojë këtë ndryshim të emrit që nuk është aspak i këndshëm por i nevojshëm nëse dëshirojmë të bëhemi pjesë e botës moderne. Edhe vetë pala greke ka bërë përjashtime serioze” – tha analisti, Denko Malevski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura