Eksperti i IT denoncon ministren e Shtetit Edona Bilali: Kemi zbuluar si një person ka marrë shumë para, por s’ka çuar asnjë ide. Do bëjmë kallëzim në SPAK

Jan 31, 2023 | 9:04
SHPËRNDAJE

Eksperti i IT Gent Progni ka zbuluar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në PANORAMA TV se do të depozitohet një kallëzim penal në SPAK për grantet e dhëna nga ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, të drejtuar nga Edona Bilali, pasi janë zbuluar mangësi.

Progni tha se është arritur të zbulohet një skemë se si jepen para, grante për persona të lidhur me ministren.

“Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e minsitres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide”.

Pyetje: Ju keni denoncuar dhe Ministrinë e Sipërmarrjes për grantet e dhëna, ndonjë gjetje interesante?

Gent Progni: Po përgatisim një denoncim dhe për në SPAK se kemi gjetur shumë mangësi, persona që vetëm lidhen me ministren s’kanë asnjë ide, s’kanë prezantuar asgje e paratë i kanë marrë vetëm se kanë një lidhje me ministren.

Kemi zbuluar kompaninë që është marrë me fushatën e ministres në kohën që kandidonte, kompani e cila s’ka çuar asnjë ide por ka marrë shumë para.

Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e ministres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide, të gjitha këto do i cojmë në kallëzim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura