Eksperti amerikan jep alarmin: Rritet rreziku nga dhuna dhe jostabiliteti në Ballkan

Nov 16, 2017 | 8:07
SHPËRNDAJE

Rreziku nga dhuna e ripërtërirë dhe jostabilitetit politik në Ballkan është në rritje. Me këtë konstatim nis analiza e ekspertit amerikan Daniel Serwer, drejtor akademik për menaxhim të konfliktit në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare të universitetit “John Hopkins”, shkruan sot Koha Ditore.

1

“Dekada e progresit në pajtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike pas konfliktit, pas intervenimeve të SHBA-së në vitet 1990, ka ngecur dhe tani në disa fusha madje ka kthim prapa”, shkruan Serwer në analizë, e publikuar nga Këshilli për Marrëdhënie të Jashtme, organizatë amerikane.

Sipas analizës, marrëveshjet ndërkombëtare që e kanë sjellë paqen në rajonin e Ballkanit, bazuar në parimin se kufijtë ekzistues nuk duhet të lëvizin për të akomoduar dallimet etnike, po zihen dhe mund të zhbëhen me pasoja të padëshiruara edhe për Shtetet e Bashkuara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura