Ekspertët: Një kafe në ditë mirë, por me dy…rrezikoni kujtesën

Aug 2, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një filxhan kafe në ditë mund të largojë Alzheimer, por dy të tilla mund të rrisin rrezikun e humbjes së kujtesës, thonë shkencëtarët italianë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi tek mbi 1.000 njerëz, janë vlerësuar efektet e kafeinës dhe u arrit në përfundimin se nivelet e moderuara të kafeinës mbrojnë trurin kundër proteinave të papërgjegjshme që shkatërrojnë neuronet, dhe pastaj çojnë në humbjen e kujtesës.

Foto ilustruese e nje filxhani kafe
Foto ilustruese e nje filxhani kafe

Studimi i publikuar në “Journal of Alzheimer” gjithashtu tregoi se rritja e sasisë së konsumit të kafesë me kalimin e kohës në më shumë se një filxhan, dyfishon normën e demtimit konjitiv mesatar në krahasim me ata që konsumojnë një filxhan kafe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura