Ekspertët izraelitë përfundojnë misionin në Shqipëri pas tërmetit. Mesazhi nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit

Dec 12, 2019 | 21:16
SHPËRNDAJE

Grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, janë larguar nga vendi ynë pas dy javësh.

45809d32-e3d0-4d9e-9ce7-ea41e71845cb

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit në një postim në Facebook, teksa thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin izraelit, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Teksti shoqërohet me një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.

Ndërkohë, grupi i ekspertëve izraelitë po sot në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

984e19a8-b7da-42e2-9755-3ff3b8591b2f

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura