Ekspertet e seksit zbulojnë se çfarë tregon për ju ngjyra e të brendshemeve. Ja cila është ngjyra që nuk duhet veshur kurrë

Jan 22, 2022 | 19:24
SHPËRNDAJE

Nuk mund të mohohet kurrsesi rëndësia që ka kompleti i të brendshmeve që vishni, por ngjyra që zgjedhni tregon shumë për ju.

bikini-cover

Pavarësisht nëse e kuqja e zjarrtë është ngjyra e zgjedhjes suaj ose nëse e zeza bazë është e preferuara juaj, ekspertet zbulojmë domethënien e vërtetë të tufave tuaja të preferuara me ngjyra. Ngjyra të ndryshme mund të ngjallin emocione të ndryshme, shpjegon Barbara Santini, psikologe dhe këshilltare për seksin dhe marrëdhëniet.

“Ngjyrat janë një formë e madhe e komunikimit joverbal në përcaktimin e humorit. Një ngjyrë e zgjedhur jep më shumë detaje për personalitetin, disponimin, emocionet dhe ndjenjat tuaja. Për shembull, bikinit e zinj nënkuptojnë një “karakter të sigurt”. Të brendshmet e zeza janë të zakonshme dhe një nga pjesët bazë në shumicën e garderobave, por ofrojnë një atmosferë të nxehtë dhe gati joshëse “,  thotë ajo për Fabulous.

bikini-vjollce

Ndërkohë Tatyana Dyachenko, blogere seksi dhe këshilltare për marrëdhënie në një ëebsite zbuloi se edhe ngjyra vjollcë është një zgjedhje mjaft popullore.

“Vjollca është një nga ngjyrat më të pëlqyera të të brendshmeve të vitit 2022. Tradicionalisht, vjollca ka qenë e lidhur me mbretërinë dhe luksin. Është e shtrenjtë dhe natyrisht e rrallë. Thënë kështu, të brendshmet vjollcë shfaqin një tërheqje femërore dhe romantike. Nëse i pëlqeni ato, atëherë potencialisht keni një shije shumë të veçantë. Kjo nënkupton mbretërinë, elegancën, ambientin e përsosur romantik për një natë takimi.”, tregon blogerja e seksit.

Ja çfarë do të thotë saktësisht ngjya juaj e të brendshmeve dhe çfarë ngjyre duhet të shmangni.

E zeza

Elegante dhe e sofistikuar

 

bikini-te-zea

Si Barbara ashtu edhe Tatyana pajtohen me faktin se të brendshmet e zeza qëndrojnë gjithmonë si “klasike”.

“Kur kërkon të komunikosh një mister të vogël dhe të tregosh se je ai me gjithë fuqinë, zgjidh një veshje të mëndafshtë krejt të zezë ose dantellë të zezë”, thonë ata.

E kuqja

Pasionate, e zjarrtë, intensive

 

bikini-kuqe

Është ngjyra që bie më shumë në sy kur bëhet fjalë për të thënë se jeni pasionant, tërheqës, i zjarrtë dhe intensiv, sipas ekspertëve. Në të njëjtën mënyrë që buzëkuqi i kuq tërheq vëmendjen te buzët tona. Këshilltarët e seksit thonë se të brendshmet e kuqe tregojnë eksitim dhe dëshirë të madhe. E kuqja nuk është asnjëherë gabim kur vjen pun ate të brendshmet.

Rozë

Femërore, rinore, e pafajshme

 

bikini-roze

Nëse roza është ngjyra juaj e preferuar kur bëhet fjalë për sutjenat dhe mbathjet, atëherë sipas ekspertëve mund të jetë një shenjë se jeni “të butë dhe të ëmbël”.

“Aty ku bërtet e kuqja, pëshpërit ngjyra rozë. Trëndafili rozë tregon butësi në zemër. Trëndafili i butë është femëror, rinor dhe i pafajshëm. Ndërsa ngjyra rozë e ndezur intensive dhe fuchsias e bëjnë veshjen pak më argëtuese”, shpjegojnë ekspertet.

Bluja

Besnikëri, Dashuri, Relaks

 

bikini-blu

Të brendshmet blu janë më pak të zakonshme se e kuqja apo e zeza, por kur vishen mirë, komunikojnë diçka që asnjë ngjyrë tjetër nuk mundet, zbulojnë ekspertet.

“Që në mesjetë, bluja ka qenë simbol i besnikërisë. Nëse doni të tregoni se dashuria juaj është vetëm për atë, vishni blu të ftohtë, të qetë dhe të relaksuar”, thonë ato.

E gjelbër

Dëshirë por edhe xhelozi

 

bikini-jeshile

Ka një arsye që njerëzit thonë se dikush është “i gjelbër nga zilia”, theksojnë ekspertet, dhe kjo është për shkak se nuanca e smeraldit përfaqëson pikërisht këtë. Edhe pse ngjyra jeshile mund ta bëjë partnerin tuaj “të egër nga dëshira”, shpesh shoqërohet me xhelozinë, një tipar aspak i admirueshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura