‘Eksodi’, Gjermania publikon shifrat e tetorit: Shqiptarët të dytët, pas Sirisë

Nov 6, 2015 | 11:17
SHPËRNDAJE

Shifrat zyrtare publikuar nga ministria e Brendshme gjermane tregojnë se edhe për muajin tetor, Shqipëria vazhdon të ruajë vendin e dytë ne kerkesat per azil, duke pasur Sirinë.  

tabela
Në tabelë duket qartë se gjatë tetorit numërohen 4680, ndërkohë që në shtator numëroheshin 6741. 
 
Sipas të dhënave zyrtare, hartuar nga Zyra Federale, njoftohet se për tetorin aplikimet e reja njohin shifrën në total të 31,580 personave.

Kjo paraqet një rritje prej 142.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

2Po ti referohemi të njëjtit burim zyrtar, rezulton se gjatë periudhës nga janari deri në tetor të vitit 2015, në Gjermani kanë kërkuar azil 49 692 shqiptarë, ndërkohë që për të njëjtin hark kohor të një viti më parë kjo shifër ka qenë 6271.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura