‘Eksodi’ drejt Gjermanisë, ndalohen në portin e Durrësit rreth 650 shqiptarë

Apr 15, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

Dyndja e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi, me destinacion kryesisht Gjermaninë dhe apeli i kësaj të fundit për rritje të kërkesave për azil, ka detyruar autoritetet shqiptare të forcojnë masat në pikat e kalimeve doganore.

Pasagjere ne portin e Durresit/ARKIVE

Së fundi, në portin e Durrësit janë ndaluar rreth 650 persona, që pasi janë pyetur kanë treguar se destinacioni tyre ka qenë kryesisht Gjermania.

Autoritetet portuale i kanë bllokuar gjatë kontrollit e më pas i kanë kthyer mbrapsht, pasi kanë vlerësuar se ata nuk përmbushnin kushtet e kalimit në bazë të regjimit Shengen.

Pasagjerët kanë prerë bileta me agjenci të ndryshme, e së bashku me autobusët e linjave përkatëse, prisnin hyrjen në traget për të vijuar më tej udhëtimin.

Sipas policisë, ata kanë qenë kryesisht nga Roskoveci, zonat rreth Fierit, por nuk kanë munguar as banorë të Peqinit apo Elbasanit.
L.Musaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura