‘Eksodi’, ambasadori suedez nga Kukësi apel qytetarëve: Kërkesat për azil nuk do pranohen, s’jeni në luftë

Apr 27, 2015 | 18:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/Një tjetër “JO” e madhe ka ardhur dhe nga Suedia për gjithë azilkërkuesit, që nuk ka qenë I vogël numri I atyre që kanë shkuar në vendin skandinav.  “Korit” të diplomatëve perëndimorë dhe autoriteteve shqiptare këtë herë i është bashkuar edhe ambasadori suedez në vendin tone, Patric Swensson.

Patric Swensson

“Kërkesat për azil nuk do të pranohen, pasi Shqipëria nuk është vend konflikti dhe lufte. Qytetarët nuk duhet të mbajnë këtë risk, ndaj qeveria duhet ti informojë ata”,- ka thënë ambasadori suedez.

” Qyetaret shqiptare para se te ndermmarrin kete risk duke harxhuar parate,pasurite e tyre ,duhet ta mendojne me pare largimin e tyre. Qeveria dhe qytetaret duhet te marrin pergjegjesite e tyre. Qeveria duhet te informoje per te drejtat qe kane per regjimin e vizave. Ndaj atyre qe nga ailkerkuesit perfitojne per bizneset e tyre duhet te merren masa penale”,- tha Swensson. 

Dekeleratat e diplomatit suedez janë bërë pas interesimit të medias dhe në një aktivitet në Kukës.

Në Suedi jo vetëm muajt e fundit të këtij viti, por dhe më parë kanë tentuar të kërkojnë azil, kryesisht familje që janë në gjak dhe ata që u kërcënohet jeta.

Më parë dhe ambasadori gjerman, Helmut Hofman, bëri të njëjtat deklerata si homologu I tij suedez.

Rajoni i Kukësit është ndër më të prekurit nga “eksdoi” i ri dhe vetëm këtë vit kanë aplikuar për pasaportë rreth 3 mijë persona, por mësohet se ditët e fundit fluksi i aplikimeve dhe largimeve ka nisur të ulet.

Vetë kreu i shtetit, Bujar Nishani, një ditë më parë vizitoi komunën më të prekur nga ikjet, atë të Shishtavecit, ku u bëri thirrje shtëtarëve të kthejnë vëmendjen nga ky rajon për të frenuar largimet e shqiptarëve nga vendi. J.H

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura