EKSKLUZIVE/Nga Izraeli tek Izraeli, në Shqipëri vjen… ideatori i hakmarrjes

Sep 5, 2018 | 10:17
SHPËRNDAJE

Tre gola në “Sami Ofer Stadium” dhe Shqipëria mori “hak” për turpërimin në “Elbasan Arena” më 11 qershor 2017. Fitorja e arritur në transfertë me dopietë të Armando Sadikut dhe gol të Ledian Memushajt, ishte e fundit për Xhani De Biazin në krye të kuqezinjve, duke e lënë Kombëtaren në vendin e tretë pas Spanjës dhe Italisë.

cristian-panucci-giani-de-biasi
Po si është Kombëtarja nga Izraeli tek Izraeli? Çfarë ka ndryshuar, çfarë është bërë nën drejtimin e Panuçit, sa u përket fitoreve, barazimeve dhe humbjeve. Po golavarazhi? “Panorama Sport” sjell rezymenë e kuqezinjve në këtë periudhë dhe ekskluzivisht lajmin që në vendin tonë sot do të vijë arkitekti i atij triumfi në Izrael, trajneri me të cilin u përjetua ëndrra e madhe në “Francë 2016”, Xhani De Biazi.

ISH-TRAJNERI – Nuk do të ketë mundësinë që të futet në një nga sallat e resorit në Durrës ku po qëndron Kombëtarja dhe të nisë të ngrejë zërin për çdo gabim të shfaqur në fushë në miqësoret e fundit të Kombëtares. Me siguri që nuk do t’i dilnin disa ditë për këtë gjë, por as që të perfeksionojë ndonjë skemë speciale për të përsëritur triumfin në Izrael.

de b

Gazeta ka mësuar se Xhani De Biazi do të jetë në vendin tonë për të ndjekur përballjen e radhës të Kombëtares dhe pse jo, për shumicën prej futbollisteve, raporti i të cilëve me ish-trajnerin vijon të jetë special, mund të shërbejë si autokritikë dhe frymëzim, duke rikujtuar momentet e arta të kualifikimit në evropian.

De-Biasi

ECURIA
 – Nga largimi i De Biazit te ndeshja e fundit miqësore ndaj Ukrainës, Kristian Panuçi numëron tetë takime të drejtuara. Ndër to, bilanci nuk është brilant, duke qenë se ndeshjet e fundit miqësore u justifikuan si testuese dhe eksperimentuese për të parë si shkonin gjërat, edhe pse për hir të së vërtetës ndaj Ukrainës në fushë ishte një pjesëz e mirë e shtyllës së Kombëtares.

Ndër tetë ndeshjet, Panuçi ka shijuar shijen e triumfit vetëm me Lihtenshtejnin në debutim dhe në transfertë ndaj Turqisë. Barazimi i vetëm është ai në Maqedoni, me rezultatin 1-1 dhe më tej, humbjet janë pesë në total. Ndaj Spanjës e Italisë gjatë kualifikueseve dhe ndaj Norvegjisë, Kosovës dhe Ukrainës, si takime miqësore dhe që duhet të shërbenin për kolaudim. As golavarazhi nuk e përligj “Shqipërinë sulmuese”, pasi kemi shënuar vetëm shtatë dhe pësuar 15. Nga Izraeli tek Izraeli, Kombëtarja nuk shkon me statistikat e duhura, por duhet të shkojë me mendësinë e takimit të fituar në qershor 2017.

O.Tujani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura