EKSKLUZIVE/ Zyrtarizimi po vonon, zbulohen prapaskenat e Da Silvës me Partizanin

Jun 24, 2022 | 8:50
SHPËRNDAJE

Viktor da Silva ka arritur akordin me Partizanin, por problemet fizike të shfaqura në fund të sezonit e kanë penguar të bashkohet me ekipin.

VIKTOR DA SILVA

Burime të sigurta në klubin e kuq i treguan dje gazetës se vonesa e zyrtarizimit të brazilianit lidhet direkt me gjendjen e tij fizike.

Mësohet se drejtuesit kërkojnë siguri për shkak të dëmtimit që Da Silva pësoi në finalen e Kupës, Vllaznia-Laçi, kur e la fushën pas 20 minutash lojë.

Lojtarit i është bërë e qartë se pasi të rikuperohet plotësisht, duhet të vijë në Tiranë dhe më pas klubi nga ana e tij do ta çojë në një nga klinikat për të bërë të gjitha testet mjekësore dhe fizike.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë Partizani do të firmosë zyrtarisht me lojtarin dhe më pas Da Silva do të nisë stërvitjen me grupin.

Pra, të kuqtë nuk duan të nxitohen pa qenë të sigurt për gjendjen e lojtarit.

Mbetet për t’u parë nëse Da Silva do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Saburtalos, që do të luhet në Gjeorgji më datë 7 korrik.

DA SILVA

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura