Ekskluzive/ Zbulohet trajneri i ri i Partizanit, ish-kapiteni drejt stolit të kuq

Dec 14, 2019 | 19:52
SHPËRNDAJE

Orges Shehi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit. Ish-kapiteni i të kuqve që ka luajtur me kryeqytetasit nga viti 2005 deri në 2009-ën, pritet të marrë drejtimin e skuadrës. 

orges shehi

Përfaqësueses të klubit kampion kanë biseduar intensivisht gjatë orëve të fundit me ish-ttrajnerin e Skënderbeut dhe pritet që Shehi të kthehet i kuq pas 10 vitesh. Ish-portieri i shquar ka pasur gjithnjë një lidhje të veçantë me klubin e kuq dhe në kohët e rivalitetit ekstrem gjatë dekadës së fundit, ka qenë ndër të paktët që tifozeria e kuqe e kursente kur ndesheshin me Skënderbeun.

Partizani me tifozet

Duhet saktësuar se Shehi ende nuk është vendosur zyrtarisht në stolin e Partizanit dhe se nuk përjashtohen surprirzat. Mes emrave të përfolur janë edhe Dritan mehmeti me Sulejman Starovën.

Ilir Cara

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura