EKSKLUZIVE/ Zbulohet mesazhi i John Kerry në librin e përshtypjeve

Feb 15, 2016 | 8:28
SHPËRNDAJE

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka lënë mbresat e tij për këtë vizitë në librin e pështypjeve që ndodhet në bibliotekën e kryeministrisë.

Shenimi-i-Kerry-t-LOGO

Gazetari i “Panorama”, Aristir Lumezi, ka fotografuar shënimin e Sekretarit Kerry, i cili vlerëson pritjen që iu bë sot në Tiranë si dhe faktin që Shqipëria është një mike e shkëlqyer e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shënimi i John Kerry

Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur.

Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë.

Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s.

Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer.

Përshëndetjet më të përzemërta.

John Kerry

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura