EKSKLUZIVE/ Zbardhet sherri te Tirana, ja si degjeneroi situata në dhomat e zhveshjes

Aug 3, 2020 | 12:42
SHPËRNDAJE

Tirana nuk gjen qetësi edhe kur fiton titullin pas 11 vitesh. Mjaftoi humbja në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, që situata të degjeneronte në dhomat e zhveshjes. “Panorama Sport” raportoi në numrin e sotëm të gazetës së protagonistë të sherrit kanë qenë Majkëll Ngo dhe Idriz Batha.

pjimage
Mirëpo, në lidhje me këtë të fundit ka ndodhur një keqkuptim, pasi në momentin që situata ka precipituar në dhomat e zhveshjes, mesfushori ka qenë në tribunën VIP për të marrë medalien e finalistit.
pjimage (2)
Më pas kur është kthyer në dhomat e zhveshjes, është krijur ideja se ka qenë protagonist i sherrit me Ngo. Burime të sigurta i treguan gazetës se sulmuesi anglez është kapur me portierin Ilion Lika dhe kapitenin Erando Karabeci. Fillimisht një debat verbal për humbjen ndaj Teutës, e më pas një zënkë që ka degjeneruar në goditje ndaj njëri-tjetrit. Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për të qetesuar situatën, e cila ka habitur jo pak personat që ndodheshin afër dhomave të zhveshjes.

Menjëherë kanë shkuar forcat e sigurisë, ndërkohë që më pas presidenti Refik Halili ka bërë një mbledhje urgjente.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura