EKSKLUZIVE/ Vijojnë telashet te Kukësi, rebelohet një tjetër lojtar. Ankesë në FSHF dhe kërcënon me hapa ligjorë

Aug 8, 2020 | 8:49
SHPËRNDAJE

Vijojnë telashet për Kukësin, e pikërisht prej çështjeve kontraktuale me futbollistët. Fillimisht ishin problemet me Ethemin. Këtë të fundit klubi nuk e ka lejuar të vazhdojë karrierën në Poloni dhe shkak për këtë u bë kontrata e futbollistit, pasi lojtari është pjesë e Kukësit deri në përfundim të Kupave të Europës. I radhës është mesfushori tjetër, jo më pak i rëndësishëm për Kukësin, Vesel Limaj.

Limaj goli Kukesi logo

ANKESA NË FSHF – Gazeta mëson ekskluzivisht se futbollisti ka shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka depozituar një ankesë për klubin, për shkak të kontratës së tij. Ai nuk është pajisur me një kontratë pune dhe kur e ka kërkuar atë pranë klubit, i është refuzuar për ta marrë.

Limaj45

Kjo ka mjaftuar që ai t’i drejtohet FSHF-së. Për këtë arsye lojtari ka kërcënuar se nëse nuk pajiset me kontratën e nënshkruar në janar të vitit 2020, do të ndërmarrë hapa ligjorë. Më tej pretendimi ka qenë nga lojtari që kjo kontratë e re e firmosur në janar të vitit 2020 nuk është zbatuar nga klubi, pasi nuk është hedhur në bankë shuma për të cilën palët kanë rënë dakord.

SKERDILAID SULOZEQI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura