EKSKLUZIVE/ “Urdhri i Enver Hoxhës: Avokatët si djalli, të hiqen! Ata i urrente për vdekje Shekspiri”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit

Oct 22, 2021 | 15:44
SHPËRNDAJE

Enver Hoxha-urdhri-avokatet-urrjetja-ShekspiriAFRIM IMAJ/ Një jurist në kabinetin e Enverit nuk kishte vlerën e një aseti për çështjet e drejtësisë dhe organeve të saj. Së paku, nga ato që dëshmon Vahid Lama, juristi i njohur që punoi për vite me radhë në paradhomën e kreut të regjimit komunist, Hoxha, besnik i palëkundur i parimit “Partia mbi të gjitha”, nuk përfillte asnjë lloj asistence për problemet e ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut.

VIJON NGA NUMRI KALUAR (LEXO KETU)

Gazeta Panorama.al publikon kujtimet e ndihmësit të Enverit ku zbulohet për herë të parë rrethanat në të cilat Hoxha urdhëroi shkrirjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit të Avokatisë, argumentet absurde të këtij vendimitë mbrapsht dhe disa aspekte të panjohura të raporteve të diktatorit me krerët e institucioneve të drejtësië…

AVOKATËT, SI DJALLI

“Këta avokatët na janë bërë si djalli!” Ky ishte reagimi i parë i Hoxhës sa binte fjala për Institutin e Avokatisë në Shqipëri. Pakënaqësitë për të lidheshin me veprimtarinë e dobishme të mjaft prej avokatëve të aftë e me kulturë, të cilët kishin ngritur para gjykatave probleme juridike të mprehta, që binin ndesh me politikën, shkaktonin shqetësim për regjimin dhe motivonin shtetasit për të kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, diktatori filloi të mendojë si ta zhdukte nga fjalori i shqipes termin “avokat”.

“E di ti që Shekspiri i ka urryer për vdekje avokatet?”, – më tha gjatë një bisede për një syresh, që ishte bërë emër i njohur në Tiranën e asaj periudhe. Raportet e Hoxhës me avokatët kishin qenë të tilla qysh në ditët e para të pushtetit komunist. Ai me ta është ndeshur dhe i ka sulmuar edhe para se të institucionalizohej shkrirja e Institutit të Avokatisë.

Në vitin 1968, me porosi të tij, u internua nga Tirana një avokat i dëgjuar e kurajos, i diplomuar në Perëndim, sakaq u paralajmëruan dhe ndëshkuan me masa të ndryshme disiplinore shumë të tjerë me arsyen e paarsyeshme se kishin shkelur etikën profesionale në sallën e gjyqit dhe “kishin bërë replika të panevojshme me prokurorët në proces”.

Vahid Lama më një mikun e tij, Korçë 1979-1
Vahid Lama më një mikun e tij, Korçë 1979

U zhvilluan asokohe disa fushata represive për të fashitur zërin e avokatëve, që mbronin me dinjitet interesat e qytetarëve në ato pak hapësira që lejonin ligjet e kohës, të miratuara nga vetë regjimi i Hoxhës. Ngaqë ato nuk dhanë rezultatet e pritshme, u kalua në aventurën e padëgjuar, për ta fshirë nga faqja e dheut një herë e përgjithmonë institucionin e Avokatisë. Mjaftoi një porosi, një urdhër i kreut të shtetit, dhe u zyrtarizua me akt ligjor se Avokatia në Shqipëri ishte e panevojshme.

Argumenti i Hoxhës ishte edhe më absurd nga përmbajtja e dispozitës: “Te ne, arsyetonte ai, nuk ka konflikte interesash midis popullit dhe shtetit, si në vendet borgjezo-revizioniste. Interesat e qytetarit më mirë se nga avokatët, mbrohen nga vetë gjykatat popullore”(!). Pas kësaj, prokurori, mbrojtësi profesionist i akuzës, vazhdonte detyrën si më parë, ndërsa qytetari i kryqëzuar qëndronte përballë akuzave, pa avokat mbrojtës.(!)

Shkrirja e Institutit të Avokatisë shkaktoi reagime te shumë forume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shoqata të juristeve etj., por veshët e shurdhër të shtetit shqiptar nuk i dëgjonin kambanat e tyre. Në përgjigje të këtyre reagimeve, në literaturën juridike shqiptare dhe në tekstet e Fakultetit të Drejtësisë bëheshin “arsyetime” të sforcuara, sikur në Shqipëri ishte hequr me ligj, si e padobishme, vetëm e drejta e mbrojtjes profesionale (me avokat), por jo e drejta e të pandehurit për t’u mbrojtur vetë(!)

Dëmet që shkaktoi “reforma” e cila shkatërroi Avokatinë dhe vetë Ministrinë e Drejtësisë ishin të pallogaritshme. Për këtë të fundit, Enveri arsyetonte se Shqipërisë nuk i duhet Ministria e Drejtësisë, pasi drejtësinë te ne e  bën Partia. Për të shkuar deri te këto masa absurde, Hoxha kishte ndjekur një strategji djallëzore. Disa muaj përpara se të suprimohej Avokatia, në Presidiumin e Kuvendit Popullor shqyrtohej kërkesa e një të dënuari me vdekje për faljen e jetës. Gjatë diskutimit, diktatori si rrallëherë tjetër, ishte shprehur: “E lexova me kujdes kërkesën e këtij fakirit dhe jam i mendjes ta falim.

Çaste nga një proces gjyqësor i kryesuar nga Aranit Çela1
Çaste nga një proces gjyqësor i kryesuar nga Aranit Çela

Avokati ka të drejtë në lutjen e tij. Të tillë avokatë që luftojnë për të mbrojtur të drejtën duhet t’i mbështesim dhe inkurajojmë, se kështu kontribuojmë për drejtësinë. Shoqëria ka nevojë për juristë të tillë”. Pas heqjes së Avokatisë, juristët, që e kishin vlerësuar pozitivisht qëndrimin e Hoxhës në mbrojtje të këtij institucioni, u zunë në befasi. Për ta ishte e vështirë të besonin që pikërisht ky mbrojtësi i flaktë i Avokatisë, të urdhëronte suprimimin e saj.

Sidoqoftë, marrëzia e zyrtarizuar si e tillë me bekimin e Hoxhës, më pas filloi të prodhonte marrëzitë që tronditën konstruktin shpirtëror të shoqërisë. Gjykatat, që këtej e tutje e kishin dorën e lirë dhe ashtu siç ishin të komanduara nga partia-shtet, në mungesë të Avokatisë, vazhduan fluksin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, madje edhe për ata që guxonin të thoshin me dëshpërim ndonjë fjalë për të qarë një hall, ose për të shprehur një brengë.

“HETUESINË TA ÇOJMË TE SIGURIMI!”

Një ditë të bukur mbërriti te Enveri një propozim i çuditshëm i ministrit të Brendshëm dhe një grupi të vogël të militantëve politik të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit organi i Hetuesisë të mos qëndronte në varësi të Prokurorisë, por të varej nga Ministria e Brendshme dhe të drejtohej nga një drejtori e përgjithshme e Hetuesisë që do krijohej aty. E shprehur ndryshe, ky lloj riorganizimi, organin e hetimit e nxirrte jashtë  kontrollit të institucionit të cilit i mbetej vetëm të miratonte formalisht arrestimet e urdhëruara nga strukturat e Sigurimit. Pra çdo gjë mbetej në dorën e Ministrisë, që njihej si organi më represiv i shtetit. Kjo lloj reforme antikushtetuese në formë e përmbajtje filloi të ironizohej në popull, duke e njësuar drejtësinë e regjimit me atë të pushtimit osman.

Tani u bë si qëmoti, flitej me shpoti lart e poshtë: “Kush të rreh Kadiu, ku do qahesh – te Kadiu” I pari që kundërshtoi propozimin e Ministrit të Brendshëm ishte prokurori i Përgjithshëm, të cilin Kushtetuta e ngarkonte me përgjegjësinë e kontrollit të zbatimit të ligjit. Në reagimin e kryeprokurorit arsyetohej se po të veprohej ashtu sikurse propozonte ministri i Brendshëm, do të ngatërrohej rruga operative e zbulimit me hetimin ligjor dhe nuk do të merrej vesh ku fillonte njëra e ku mbaronte tjetra etj. Argumentet e veta prokurori i Përgjithshëm i zgjeroi më hollësisht në mbledhjen e Byrosë Politike, ku u shqyrtua projekt-vendimi i ardhur nga kreu i Sigurimit të Shtetit.

Po ligjërimi i tij, tërësisht profesional, ngjalli alergji te ministri i Brendshëm, i cili u çua pa mbaruar mirë fjalën kreu i Akuzës dhe filloi ta kryqëzojë se po shprehte para udhëheqjes së lartë të Partisë pikëpamjet e juristëve borgjezë, që i kishte grumbulluar rreth vetes në institucionin ku drejtonte. Sakaq, në mbrojtje të ministrit hijerëndë u hodhën të gjithë anëtarët e Byrosë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk ia kishte haberin çështjes që diskutohej. Në mbështetje të tij nuk vonuan të shfaqeshin edhe Hoxha me Mehmetin. Këta të fundit, me sa u kuptua aty, ishin dakordësuar më herët me propozimin e ministrit. Kishte nga ata që thoshin se ideja e kalimit të Hetuesisë në duart e Sigurimit, ishte ngjizur në kabinetin e Hoxhës…

VIJON…

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO KETU EDHE:
EKSKLUZIVE/ “Edhe ujin e pijshëm e importonte nga Perëndimi”- Sekretari personal zbardh prapaskenat: Enveri shtirej si kursimtar i madh dhe bënte jetë përrallore! (PJESA 12)

EKSKLUZIVE/ “Na ke shqetësuar shokun Enver!”- Sekretari personal i diktatorit zbardh përplasjen me “nënën e sherrit’! Ju tregoj takimin e fundit me Nexhmijen: U shndërrua si bishë! (PJESA 11)

ESKLUZIVE/ “Nexhmija ishte ‘nëna sherrit’”- Sekretari personal i Enverit zbulon prapaskenat: Si i terrorizonte redaktorët e librave të Hoxhës! Ramiz Alia ta hidhte ‘kopilin’ në…(PJESA 10)

EKSKLUZIVE/ “Ç’qenka ky ligj që i lidhka duart Parisë?”- Sekretari personal i Enverit zbulon prapaskenat: Halli i ministrit të Drejtësisë me Hoxhën: Si e aprovuam, s’është ligj i drejtë! Gjykatat po abuzojnë me pavarësinë e tyre (PJESA 9)

EKSKLUZIVE/ “Enveri edhe sikur ta shqyente Ismail Kadarenë me gjithë lecka s’ngopej”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit: Telefonata e koduar e ministrit të Brendshëm; ai miku na la shëndenë! (PJESA 8)

EKSKLUZIVE/ “Enveri shpërtheu në delir e filloi të këndojë ‘Për ty atdhe’ kur u dënua ish-ministri!”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit: Ju rrëfej çastet kur Hoxha ndiqte nga zyra gjyqin e Beqir Ballukut! (PJESA 7)

EKSKLUZIVE/ “Nexhmija është ‘kasaforta’ e KQ”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të Enver Hoxhës: I zinte besë vetëm gruas! Ajo lexonte shkresat ‘tepër sekrete” edhe pse s’i takonte!  (PJESA 6)

EKSKLUZIVE/ “Enveri admironte Haxhi Qamilin, e quante prijës të luftës së klasave”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të Hoxhës: Si i caktonte burimet e naftës nga zyra në KQ (PJESA 5)

EKSKLUZIVE/ “Këngët ishin si bonbone të mbushura me helm e të lyera me…”- Sekretari personal i diktatorit zbulon prapaskenat: Si nisi debati në zyrën e Enver Hoxhës për Festivalin e 11-të (PJESA 4)

EKSKLUZIVE/ “Mo e cyt ma muhabetin!”- Publikohen kujtimet e sekretarit personal të Enverit: Si i zbardhnim në letër gjestet e Hoxhës! Nga skërmitja e dhëmbëve, grushti mbi tavolinë dhe prekja e bërrylit! (PJESA 3)

EKSKLUZIVE/ “Haxhi Kroi, një Enver i dytë në Komitetin Qendror”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit: Pa qërohuni andej, ti me gjithë atë tjetrin që…Ju rrëfej veset e Hoxhës (PJESA 2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura