EKSKLUZIVE/ “Unë nuk e braktis si dy të tjerët”, Luftëtari i kërkon dorëheqjen trajnerit grek

Dec 8, 2019 | 10:34
SHPËRNDAJE

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, është thuajse i larguar pas humbjes në shtëpi ndaj Vllaznisë. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e klubit bluzi, pas një mbledhjeje që kanë bërë dje në mbrëmje, i kanë kërkuar dorëheqjen grekut, i cili prej tre muajsh drejton bluzinjtë.

jorgos marantas

Palët janë në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen me mirëkuptim sa i përket kontratës. Marantas nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, kështu që Luftëtari tashmë duhet të gjejë konsensus me trajnerin sa i përket dëmshpërblimit që ai do të kërkojë.

Mësohet se greku ka kërkuar tre paga për të firmosur ndërprerjen e kontratës. Sot pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht nga klubi e ardhmja e trajnerit.

mARANTAS JORGOS

“NUK IKI SI ATA QË E LANË NË RRUGË” 

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së djeshme, Marantas u bë nervoz kur u pyet nga gazeta nëse do ta rishikonte të ardhmen pas kësaj humbjeje. Ai nuk ngurroi të shigjetonte ish-trajnerët Klevis Dalipi dhe Klodian Duro.

“Për të ardhmen time mund të pyesni drejtuesit e klubit. Unë ditën e hënë do të jem në stërvitje, nuk e braktis skuadrën. Dy trajnerët që kanë qenë këtu më përpara e lanë ekipin mes katër rrugëve, por unë nuk e lë ekipin dhe as nuk e hedh nga kategoria. Nuk tërhiqem! Falënderoj tifozët që erdhën sot (dje) në stadium dhe ndihmuan skuadrën, por kjo ishte një humbje shumë e hidhur. Sado të kemi luajtur mirë, përderisa nuk morëm rezultatin që donim, nuk vlen”, ka thënë Marantas për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura