EKSKLUZIVE/ UEFA, takim me Skënderbeun për të shmangur… KAS-in

Sep 10, 2018 | 9:36
SHPËRNDAJE

Para se Skënderbeu të shkojë në KAS, çështja e turkimeve do të ketë një tjetër ndalesë. Është parashikuar që në fillim të muajit tetor të zhvillohet një seancë dëgjimore.

skenderbeu

Të pranishëm do të jenë jo vetëm juristët e UEFA-s, por edhe avokatët e zyrës ligjore zvicerane “De Pfyffer” (të cilët janë kontaktuar nga korçarët).

kas

Ky takim, i cili mund të shërbejë edhe si seancë dëgjimore para se të nisë procesi në KAS, do të mbahet përballë anëtarëve të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

uefa

Të gjitha këto të dhëna bëhen me dije nga burime të sigurta të gazetës “Panorama Sport” pranë klubit bardhekuq. Të njëjtat burime konfirmojnë se kjo do të jetë një seancë ndërmjetësimi tipike, ku palët do të japin secila pretendimet e veta

Lajmin e plotë e lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura