EKSKLUZIVE/ UEFA rrit shpërblimet, festë për klubet shqiptare. Zbulohet sa përfitojnë në kupat e Europës

Apr 30, 2021 | 18:23
SHPËRNDAJE

Një ekip drejt Champi ons-it dhe tri të tjerë në “UEFA Europa Conference League” (UECL). Ky është objektivi për skuadrat shqiptare, krahas fitimit të titullit kampion në vend dhe Kupës së Shqipërisë. Drejt Champions-it në turin e parë kualifikues shkon ekipi kampion dhe në Konferencë Ligë shkon fituesja e Kupës dhe vendi i dytë dhe i tretë i kampionatit. Në rast se bëhet e pamundur për fituesen e Kupës ose nëse është njëherësh mes tri vendeve të para në kampionat, atëherë biletën e tretë në këtë kompeticion e merr vendi i katërt i kampionatit.

TIRANA JANG BOJS

Po sa është shpërblimi për këtë turne? Sa përfitojnë ekipet shqiptare? “Panorama Sport” ka mësuar se sa priten që të jenë shpërblimet për skuadrat shqiptare, më së paku në dy turet e para të këtij kompeticioni të ri për ekipet në Europë. Kaq sa është mësuar deri më tani, deri në momentin që do të zbulohet gjithçka rreth këtij turneu.

SHPËRBLIMET

Për analogji të shpejtë, në turin e parë dhe të dytë në Europa Ligë, ekipet shqiptare deri vjet kanë përfituar 240 + 260, pra 500 mijë euro. Këtë vit, pritet që për Konferencë Ligën, ekipet shqiptare të përfitojnë shpërblim me një sistem progresiv. Për turin e parë, “Panorama Sport” mëson se shpërblimi do të jetë rreth 250 mijë euro.

3232

Pra, në krahasim me Europa Ligën e deritanishme ka 10 mijë euro shpërblim më tepër. Për turin e dytë, shpërblimi të jetë 100 mijë euro për pjesëmarrjen në të dhe 350 mijë euro si shpërblim në momentin që eliminohet nga ky kompeticion. Në total, ekipi në këtë rast merr 200 mijë euro (për pjesëmarrjen në dy turet e para) dhe 350 mijë euro në momentin e eliminimit. Pra në total, 550 mijë euro, 50 mijë më tepër sesa një ekip shqiptar që ka luajtur dy ture në Europa Ligë deri vjet.

180677417_1255873574808541_7286772818137353729_n

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura