EKSKLUZIVE/ U sulmuan nga tifozët, ja çfarë u ka ndodhur gjyqtarëve të ndeshjes Tirana-Bylis

May 26, 2023 | 8:41
SHPËRNDAJE

Në fund ndeshjen e sfidës mes Tiranës dhe Bylisit, tifozët dhe jo vetëm, kanë dhunuar gjyqtarët e ndeshjes. Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, janë goditur dhunshëm, madje edhe me sende të forta, gjyqtarët Kridens Meta, Denis Rexha, Xhulio Mani dhe Olti Çela.

skandal1-640x352

Të katër gjyqtarët janë dhunuar deri në hyrje të dhomave të zhveshjeve, edhe pse kanë qenë të shoqëruar me policë. Situata ka qenë shumë e tensionuar, aq sa deri në shtëpi gjyqtarët janë shoqëruar nga forcat speciale të policisë. Gjyqtarët kanë qenë me hematoma nga goditjet.

Denis Rexhën e kanë goditur në kokë dhe veshin e djathtë, Kridens Metën në nofull dhe ka disa të çjerra. Xhulio Mani është goditur me shkelma, ndërsa arbitri i katërt, Olti Çela, me grusht në fytyrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura