EKSKLUZIVE/ U sulmua me thikë nga prindi i një futbollisti, ja apeli i trajnerit Memelli

Mar 22, 2018 | 16:26
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”. Trajneri i 17-vjeçarëve të Tiranës, Migen Memelli, u sulmua me thikë, nga prindi i një futbollisti. Për fat të mirë nuk pati të lënduar dhe trajneri i bardhebluve arriti t’i shmangej agresorit.

Memelli

Prindi A.C u shoqërua në komisariat dhe po procedohet në gjendje të lirë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, pas sulmit trajneri Memelli u shpreh:

“Jam i tronditur nga sulmi. Ende nuk e kam marrë veten pas asaj që ndodhi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të paradites. Kishim ndeshje miqësore me Tiranën B. Në momentin e ndërrimit, futbollisti A.Ç u largua nga fusha i nervozuar. Pak minuta më pas ka mbërritur babai i futbollistit, Abdyl Çejku i cili më sulmoi me biçak.

Memelli

Fatmirësisht nuk kam dëmtime. Kam bërë kallëzim penal në polici dhe tashmë i takon policisë të merret me këtë çështje. Duhet te ngremë zërin, i ndodhi Nestit dhe mua, por të paktën te mos e kalojmë ne heshtje, qe në të ardhme mos na behet askush martir”, u shpreh Memelli për “Panorama Sport”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura