EKSKLUZIVE/ U largua nga të kuqtë, Tirana “shënjestron” ish-lojtarin e Partizanit. Ja 4 dëshirat e mëdha të bardhebluve

May 4, 2021 | 9:41
SHPËRNDAJE

Tirana ka kohë që mendon për të afruar sulmues. I fundit që mbahet nën vëzhgim dhe është në planet bardheblu quhet Uilliam Kordeiro Melo. Sulmuesi i majtë që deri para një jave ishte te Partizani, tani është i lirë.

Bajrami Melos

Gjithsesi, burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se Tirana është një nga ekipet që mund ta afrojë lojtarin brazilian, gjithmonë nëse skuadra kampione kualifikohet në Europë dhe ka buxhet të mjaftueshëm.

Dihet që Melo ka miqësi me Kalenë dhe pikërisht ky i fundit mund të jetë shkesi për ta afruar në ekipin kampion Melon i cili ka shpallur divorcin me Partizanin. Të dy brazilianët luajnë në të majtë dhe nëse afrohet te Tirana, Melo mund të zërë vendin e Kalesë. Në fakt, Tirana e njeh mirë Melon, sepse në shumë derbe ka shënuar katër gola. Veç Partizanit, braziliani ka luajtur edhe me Kukësin. Bardheblutë janë vënë në lëvizje për të bërë skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Devid de Silva me shumë mundësi kampionatin e ardhshëm do të veshë fanellën e Tiranës. Lojtari i Kastriotit që këtë sezon ka shkëlqyer në fushën e lojës, pëlqehet shumë nga bardheblutë dhe nuk përjashtohet mundësia që Tirana të blejë kartonin e futbollistit nga Kastrioti. Pas dëshirës për të afruar De Silvën e krutanëve, bardheblutë kanë në shënjestër edhe disa lojtarë të tjerë: Xhuliano Skukën, Redon Mihanën e Mario Gjatën.

Skuka

SKUKA – Tirana e njeh mirë lojtarin që këtë sezon vesh fanellën e Korabit. Është qendërsulmues dhe mes Kupës e kampionatit, Skuka ka shënuar mbi 10 gola, një prej të cilëve edhe bardhebluve, që largoi Tiranën nga Kupa e Shqipërisë.

Mihana-Gjata

GJATA – Mario Gjata luan në sulm. Ka shënuar tetë gola në 28 takime. Lojtari ka të ardhme të madhe përpara, sepse e njeh shumë mirë portën, me një skuadër më të mirë, sidomos nëse do të mbështetet nga ajo bardheblu.

MIHANA REDON

MIHANA – Redon Mihana ka kohë që ka rënë në sy, si të Tiranës por edhe skuadrave të tjera. Luan si sulmues krahu dhe mund të jetë një zëvendësues perfekt për Kalenë e Ismajlgecin, nëse largohen. Vetëm 21 vjeç dhe nga më të aktivizuarit, nuk i mungon asgjë, veç skuadra e madhe. E Tirana mund të jetë ekipi i duhur.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura