EKSKLUZIVE/ U largua nga Laçi, mbrojtësi kalon te Dinamo

Jun 12, 2021 | 8:31
SHPËRNDAJE

Dinamo bën goditjen e radhës në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se klubi blu ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të djathtë, Dorian Kërçiku.DORIAN KERCIKU

Lojtari kryeqytetas ka qenë në sezonin e fundit pjesë e Laçit, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta, luajti pak me fanellën bardhezi.

Kërçiku u largua nga kurbinasit dhe tashmë do të rikthehet në kryeqytet, për të luajtur me Dinamon. 27-vjeçari është një njohje e vjetër e trajnerit Bledi Shkëmbi, pasi ka qenë pjesë e Skënderbeut për disa vite në kohët e arta të korçarëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura