EKSKLUZIVE/ “Titulli i këtij viti që e ngrita vetë më ka shijuar më shumë”, Hoxhallari: Nga Tirana u largova sepse…

Jun 23, 2022 | 10:11
SHPËRNDAJE

Erion Hoxhallari është gati për aventurën e tij të re me UTA Urad. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni i Tiranës thotë se e ka pasur të vështirë ndarjen nga bardheblutë. Mbrojtësi pranon se ishte dëshira për të provuar veten në Europë që e shtyu të firmoste me rumunët. Nga ana tjetër, Hoxhallari flet për të kaluarën, por edhe për Kombëtaren kuqezi, ku ai ishte pjesë në ndeshjet e fundit. “Hoxha” thotë se është i bindur që Tirana do të kualifikohet në turin e dytë të Champions League-s.

HOXHALLARI 1

Erion, e latë Tiranën pas 12 vitesh. Këtë herë nuk shkuat në “Skënder Halili” po diku tjetër…

Po, është e vërtetë, po largohem ose më saktë jam larguar pas 12 vitesh. Ka qenë një dekadë e gjatë, në të cilën kam kaluar ditë të vështira dhe të mira, por kanë qenë vitet më të bukura deri tani për mua. Për këtë jam i kënaqur.

Përse e morët një vendim të tillë, pra që të largoheshit nga Tirana? Ishit kapiteni i skuadrës.

E mora këtë vendim, pasi ky ishte momenti i duhur që të largohesha drejt një kampionati më të fortë dhe për të provuar veten me një eksperiencë të re.

Si kanë qenë këto 12 vite te Tirana… Ju keni provuar gjithçka. Tituj ngjitje dhe rënie nga kategoria. Cilat janë momentet më të mira dhe të këqijat të karrierës?

Kam kaluar shumë gjëra te Tirana. Për t’i rrëfyer nuk do të mjaftonte një edicion i gazetës. Por, momenti më i keq, ai që ka lënë shenjë ka qenë normal rënia në Kategorinë e Parë, ndërsa momente të mira ka pasur shumë. Po më të paharrueshmit kanë qenë fitimet e titujve kampionë të Shqipërisë. Diçka e madhe, ndërsa titulli i këtij viti ka qenë ai që më ka shijuar më shumë, pasi isha edhe kapiten dhe do të mbetet gjithmonë si një nga momentet më të mira të karrierës tonë sportive.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura