EKSKLUZIVE/ Tirana në kërkim të një trajneri, ish-tekniku i Kukësit dhe një kroat propozimet për Halilin

Dec 25, 2019 | 8:24
SHPËRNDAJE

Në periudhë merkatoje, menaxherët futen në fushën e tyre të veprimit dhe lojtarët që kanë nën juridiksion, mundohen që t’i sistemojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, në skuadrat më të mira dhe me paketat financiare më të larta. Diçka e ngjashme në vendin tonë ndodh edhe me trajnerët.

tirana

Sigurisht, atëherë kur skuadrat janë pa një të tillë. Në një treg të lirë, kjo është më se e pranueshme, por kur bëhet fjalë për një klub si Tirana, drejtuesit janë shumëfish të kujdesshëm që të afrojnë dikë që në mos ambientin, të njohë kampionatin.

Së fundmi, “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe dy nga emrat që i janë ofruar numrit një të klubit, për t’i shqyrtuar si kandidatura për stolin bardheblu: Peter Pakult dhe Zoran Vuliç.

piter pakult

AUSTRIAKU 

Ish-trajneri i Kukësit është një nga emrat që i janë ofruar presidentit të Tiranës, Refik Halili, siç mësohet nga burime të besueshme të “Panorama Sport”. 60 vjeçari ishte pjesë e verilindorëve në vitin 2018 dhe ka arritur të njohë ambientin futbollistik në Shqipëri. Ky mund të jetë një avantazh, edhe pse bisedimet nuk mësohen se kanë mbërritur në nivelet e avancuara.

Zoran_Vulić

KROATI 

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se së fundmi, në adresë të presidentit të Tiranës është ofruar një trajner me shumë eksperiencë në Kroaci. “Panorama Sport” zbulon se bëhet fjalë për Zoran Vuliç, ish-lojtarin e Hajduk Splitit si dhe trajnerin legjendar në këtë skuadër, pasi ka qenë në drejtim të saj për pesë periudha të ndryshme në dy dekadat e fundit, 1998-2018.

OLSI TUJANI

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura