EKSKLUZIVE/ Testet për koronavirus te Luftëtari, zbulohen përgjigjet për 13 futbollistë

May 20, 2020 | 9:01
SHPËRNDAJE

Një lajm i mirë ka ardhur në mbrëmjen e djeshme për 13 lojtarë të Luftëtarit, të cilët bënë tamponin të hënën para se të nisnin stërvitjen. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se dje në orën 21:30 të mbrëmjes kanë ardhur përgjigjet nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë dhe të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë.

futbollisti

Kësisoj, te Luftëtari, por jo vetëm, mund të marrin frymë lirisht pas këtij testimi që u bë. Skuadra gjirokastrite ka në përbërje futbollistë nga Tirana, Durrësi, Shkodra etj., të cilat janë konsideruar si zona të kuqe të përhapjes së Koronavirusit. Luftëtari është klubi i vetëm shqiptar ku deri më tani janë bërë tamponë.

Tamponi luftetari

Gjithsesi, përpara se ekipet të nisnin stërvitjet, FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë ranë dakord që ky nuk do të jetë një kusht, pasi do të kontrolloheshin vetëm ata që kishin simptoma të virusit.

Tampon 2 luftetari

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura