EKSKLUZIVE/ Te psikologu prej stresit, Anderlehti “kuroi” Abazajn me një makinë luksoze

Sep 5, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Kristal Abazaj zhvilloi një fazë përgatitore perfekte me Anderlehtin, por vetëm një javë para startit të kampionatit belg pësoi një dëmtim, të cilin e vuajti më shumë se duhet. Sulmuesi priste me ankth të debutonte me fanellën e Anderlehtit, pasi më parë kishte treguar veten në miqësoret e verës, madje trajneri Hein Vanhaezebruk nuk i kishte kursyer elozhet.

Abazaj

“Abazaj është përshtatur aq shpejt, saqë duket sikur ka disa vite këtu”, pati thënë trajneri 54-vjeçar që drejton ekipin gjigant belg. Tashmë pas 6 javësh nga fillimi i kampionatit, Abazaj është grumbulluar në dy ndeshje, por pa mundur të aktivizohet. Dëmtimin e ka lënë pas, ndërsa për të qenë në formë, ka luajtur me skuadrën B të klubit. Duke qenë se në këtë periudhë nuk ka marrë minuta, Abazaj nuk u grumbullua as nga Kombëtarja, por gjithsesi mori një ftesë nga U-21 për ndeshjen që do të luhet nesër ndaj Spanjës.

PROBLEMI DHE SURPRIZA Dëmtimi që pësoi para fillimit të sezonit u përjetua shumë keq nga sulmuesi. Ai pësoi një shok psikologjik, por në një klub të madh si Anderlehti, i paraprijnë gjithçkaje. Abazaj nuk mund të qëndronte i mërzitur se pse nuk luante. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë lojtarit, se trajneri Hein Vanhaezebruk, duke parë momentin jo të mirë që po kalonte sulmuesi, urdhëroi që Kristali të shkonte për një vizitë te psikologu i klubit. Pasi u konsultua me të, konkluzioni ishte se 22-vjeçari e kishte përjetuar keq faktin se nuk po debutonte që pas dëmtimit.

2018-Audi-A8-at-Frankfurt-Motor-Show-5-7939-default-large

Zgjidhja ishte e menjëhershme. “Lojtari nuk mund të qëndrojë i mërzitur, dërgojeni shpejt te sponsori ynë dhe të largojë stresin”, ka qenë urdhri i trajnerit. Menjëherë, në dispozicion të Abazajt janë vënë zyrtarë të klubit, të cilët e kanë dërguar në fabrikën e kompanisë së makinave, “Audi”, që është njëkohësisht edhe sponsor i Anderleht. “Tani mund të zgjedhësh makinën më të mirë që ekziston, Kristal. Cila të pëlqen dhe menjëherë bëhet e jotja”, i thanë sulmuesit. Një automjet superluksoz me shijet e tropojanit, e më pas “shoping” në qendrat më të mëdha në Bruksel. Kështu mund të largonte së paku shokun psikologjik që kishte pësuar, edhe pse ishte i ndërgjegjshëm që bën pjesë në një klub të madh dhe duhet të priste moment për ta shfrytëzuar më pas. Anderleht luan edhe në fazën e grupeve të Ligës së Europës, kështu që tropojani është besim plotë se trajneri Vanhaezebruk do t’i jap patjetër një shans.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura