EKSKLUZIVE/ “Tare do ringjallë futbollin shqiptar”, Vata “SMS” Dukës. Zbardhet biseda e ish-kapitenëve kuqezinj në Skoci

Oct 26, 2019 | 10:17
SHPËRNDAJE

Mbrëmë, me më të mirin e sh qiptarëve në Europë, Igli Tare”. Kështu e përkufizon ish-kapiteni Rudi Vata takimin me një tjetër ish-kapiten të kuqezinjve: Igli Taren. Kanë qëndruar për pak orë së bashku në Skoci, pasi u luajt ndeshja Sëlltik-Lacio 2-1, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Vata Tare (1)

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Vata vlerëson maksimalisht punën e Igli Tares te Lacio, duke e konsideruar atë një njeri tepër inteligjent dhe me shumë personalitet.

“Një natë kemi qëndruar bashkë mbi 2 orë dhe kemi diskutuar shumë gjëra. Kemi kujtuar të kaluarën dhe kemi folur për të tashmen. Kemi bërë edhe batuta e kemi kaluar shumë mirë. Igli erdhi në hotel, madje mbërriti aty edhe Grezda dhe pata rastin ta takoj siç takova edhe Strakoshën me Berishën. Lacio nuk e meritoi të humbiste, pasi krijoi raste më të pastra, por në fund gabuan. Pasioni, dëshira dhe atmosfera fituan ndeshjen për Sëlltikun.

Tare-Vata-1

Gjithsesi Igli ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Lacio, gëzon respekt të madh dhe ka personalitet. Ai është shumë inteligjent dhe ka instinkte të forta profesionale. Unë jam krenar për këtë burrë të suksesshëm shqiptar. Promovimi i tij dhe i një profili të tillë në Europë mund të bëhet frymëzim për brezat e rinj. Kemi folur dhe kemi kujtuar në veçanti batutat me shokun tonë të përbashkët dhe të veçantë, Alban Bushin.

Uroj dhe shpresoj që shpejt Igli të jetë lideri kryesor në procesin e ringjalljes së futbollit shqiptar”, ka deklaruar Rudi Vata për “Panorama Sport”. Kujtojmë se të dy ishkapitenët kanë qenë kritikë të vazhdueshëm për gjendjen e futbollit në Shqipëri dhe për mënyrën se si Duka ka administruar federatën gjatë dy dekadave të fundit.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura