EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i Kukësit bllokohet në Barcelonë, shkak bëhet koronavirusi

Mar 30, 2020 | 15:46
SHPËRNDAJE

Mbas ndërprerjes së kampionatit autori i 16 golave me Kukësin për shkak të dëmtimit që pësoi me datën 4 mars në ndeshjen Kukësi-Vllaznia.

Shkurtaj kishte nevojë urgjente për fizioterapi mbas vizitavë dhe skanerave që kreu në një strukturë private në Tiranë e për këtë arsye ai udhëtoi për në Greqi, ku në shtetin helen ka mjek dhe fizioterapist personal ku ndiqet prej vitesh, por për shkak dhe të masave që shteti shqiptar ndërmori për mbylljen e klinikave apo dyqaneve në Tiranë.  Por, sapo ai nisi terapinë dhe stërvitjen mbas një jave dhe në Greqi pati kufizime dhe mbyllje të këtyre strukurave.

vasil shkurtaj mustaqe
Për të mos humbur kohë Shkurtaj u zhvendos në Barcelonë, ku vijoi terapinë dhe procesin e rikuperimit, por dhe atje masat vazhduan dhe çdo gjë stopoi. Tashmë prej disa ditësh ai kërkon të rikthehet në Shqipëri, por ka qenë e pamundur. 27-vjeçari i janë djegur plot tre bileta avioni dhe akoma nuk ka mundur të rikthehet dot në Shqipëri.

Lojtari ka komunikuar me klubin dhe këta të fundit, por dhe vlonjati personalisht ka komunikuar me zyrtarë të shtetit dhe Ministrisë së Jashtme, por alternativat kanë qenë të pakta, për mos të thënë zero.

Shkurtaj5

Një autobus ka udhëtuar nga Barcelona drejt Lionit e më pas për në shtete të tjera për të ardhur në Shqipëri, por Shkurtaj e ka pasur të pamundur për të udhëtuar me të, pasi numri i shumtë i pasagjerëve ka berë që ai të jetë skeptikë dhe mund të rrezikohej nga numri i udhëtarëve. Me avion është alternativa më e mirë dhe më e shpejtë, por akoma nuk po realizohet një mundësi udhëtimi e tillë për shkak të masave që kanë marrë shtetet europiane. Vlonjati ka familjen në Tiranë, e cila e pret që të rikthehet sa më shpejt në kryeqytet, pasi dhe shpenzimet e qëndrimit në Spanjë janë kolosale.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura