EKSKLUZIVE/ Sukaj te Tirana, shkodrani jep përgjigjen: Në respekt të Partizanit unë…

Nov 15, 2018 | 22:19
SHPËRNDAJE

Gjatë orëve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme se Xhevahir Sukaj i është ofruar klubit të Tiranës për të luajtur gjatë këtij sezoni. Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me sulmuesin e njohur shkodran dhe ai e mohoi tërësisht këtë mundësi.

sukaj

“Nuk ka asnjë shans që unë t’i ofrohem Tiranës. Kjo edhe në respekt të tifozëve të Partizanit. Mendoj se kam qenë pjesë e rëndësishme e klubit të kuq dhe nuk ka kuptim të bëj një veprim të tillë. Nuk është e vërtetë”, ka thënë Sukaj ekskluzivisht për gazetën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura