EKSKLUZIVE/ Stoli kuqezi, ish-kapiteni Kola: Jam i detyruar të qëndroj tek AEK, ja e vërteta me Dukën

Nov 20, 2018 | 9:25
SHPËRNDAJE

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Bledar Kola, është i preferuari i presidentit të FSHF-së, Armand Duka për të qenë pasardhës i Kristian Panuçit në drejtimin e Kombëtares. Mirëpo, pas lajmit të publikuar dje në “Panorama Sport”, duket se për momentin është e vështirë që palët të gjejnë një marrëveshje. Në mes është kontrata 4-vjeçare që Kola ka nënshkruar me klubin e AEK-ut, pasi ai është krahu i djathtë i trajnerit Marinos Uzunidhis.

bledar kola

Zv.trajneri shqiptar i AEK-ut foli dje ekskluzivisht për gazetën, duke sqaruar situatën në lidhje me propozimin që i është bërë për stolin e Kombëtares shqiptare. Ai konfirmoi dëshirën që ka për një bashkëpunim me FSHF-në, por tregoi edhe arsyen pse në këtë moment kjo është e parealizueshme.

REAGIMI – “Jam në dijeni të asaj që po përflitet rreth ekipit tonë Kombëtar. Në këtë moment, përveç respektit të përbashkët që kemi me zotin Armand Duka dhe dëshirës së të dyve për të bashkëpunuar si dikur, nuk kam diçka tjetër për të thënë.

Bledar Kola

Jam i detyruar të respektoj projektin që kemi nisur këtë verë tek AEK-u i Athinës, në bashkëpunim me trajnerin dhe mikun tim, Marinos Uzunidhis. Bëhet fjalë për një projekt 4-vjeçar”, ka thënë fillimisht ish-fantazisti i Shqipërisë në vitet 1990-2001.

Uroj dhe jam i sigurt që Kombëtarja do e kalojë këtë moment të vështirë. Kam besim se zoti Duka dhe stafi drejtues i FSHF-së do të marrin vendimet e duhura për të mirën e ekipit”, u shpreh Kola.

JORGIS MEMO

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura