Ekskluzive/ Skënderbeu merr lajmin e madh para ndeshjes me Partizanin, merkato e korçarëve…

Jan 15, 2021 | 15:36
SHPËRNDAJE

Skënderbeut i zhbllokohet merkatoja në momentin e fundit. “Panorama Sport” mëson nga burime pranë FSHF-së se klubi korçar ka tashmë të hapur “dritaren” e merkatos së janarit, duke mbyllur njëherë e mirë çështjen e detyrimit financiar ndaj ish-lojtarit të tij, Arnaud Guezh.
SKENDERBEUKy lajm qetëson plotësisht Skënderbeun, i cili tashmë ka mundësinë të federojë futbollistët e afruar gjatë këtyre ditëve: Abei Agbodzien, Vangjell Zguron, Lead Sadriun dhe Melos Bajramin, si dhe të tjerë që pritet të bashkohen në ditët e ardhshme.

Pritet që të katërt lojtarët sipërpërmendur të aktivizohen nesër në kampionat ndaj Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura