EKSKLUZIVE/ Skënderbeu me mendjen te merkato, arrihet akordi me një grek

Jan 11, 2022 | 9:13
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka zhbllokuar më në fund merkaton, që e pengonte për të federuar lojtarë.

JORGON ANTONIADIS

Bardhekuqtë nuk kanë humbur kohë, por menjëherë kanë regjistruar afrimin e radhës, pas Erlis Frashërit dhe dy lojtarëve të tjerë, Gjino dhe Levendi, të cilët presin të marrin aprovimin e stafit teknik.

Skënderbeu ka arritur marrëveshje me grekun Jorgos Antoniadhis, i cili prej disa ditësh është bashkuar me ekipin në stërvitje.

 

 

Bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrues 22-vjeçar, i cili ka luajtur disa sezone në kategorinë e dytë greke, ndërsa tani kërkon të provojë veten me Skënderbeun në elitë.

Greku, pasi ka mbyllur një sezon të mirë te Kozani, e sheh Skënderbeun si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se 22-vjeçari mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, çka përbën më shumë një përparësi për Memellin, që mund të ketë në përbërje një tjetër lojtar polivalent.

JORGON ANTONIADIS 1

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura