EKSKLUZIVE/ Skënderbeu godet në sulm, firmos ish-futbollisti i Partizanit

Aug 24, 2018 | 11:23
SHPËRNDAJE

Realdo Fili, ish-talenti i Apolonisë dhe Partizanit në Superiore, ka gjetur akordin me drejtuesit e Skënderbeut, dhe do të jetë lojtari më i ri i trajnerit Shehi. Gazeta mëson ekskluzivisht, se talenti 22-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me korçarët, dhe do të prezantohet në ditët në vijim.

Realdo Fili

Anësori i majtë, u afrua tek ekipi i Partizanit në vitin 2016, ndërkohë që sezonin e kaluar, nga Janari kaloi edhe tek ekipi i Kamzës. Fili ka qenë pjesë edhe e Kombëtareve të moshave, ku është grumbulluar nga ekipi U-19, si dhe ai Shpresa.

Llazi Saro

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura