EKSKLUZIVE/ Skandal te të rinjtë, sherr masiv dhe grushte mes lojtarëve pas 11 golave

Jan 19, 2020 | 9:04
SHPËRNDAJE

kandal në futbollin e moshave, rikthehen skenat e dhunës brenda fushës. Në ndeshjen e djeshme, luajtur në kompleksin e Kamzës, mes Partizanit dhe Orikut, ka plasur grushti mes lojtarëve. Një ngjarje e turpshme që nuk e justifikon asgjë, për më tepër që luheshin minutat e fundit dhe të kuqtë udhëhiqnin me rezultatin e thellë 9-2. 

sherri (1)

Lojtarët u përleshën me njëri-tjetrin dhe ndeshja u kthye në arenë boksi. Arbitri me shtatë kartonë të kuq dhe oficerët e sigurisë u munduan të vendosnin rregull, por grushtet mes lojtarëve ishin të pashmangshme.

sherri 2 (1)

SHERRI 

Gjatë një ndërhyrjeje të Dalipajt ndaj Çarçanit në minutën e 88-të, fillimisht ka pasur një debat mes lojtarëve, por brenda pak sekondash çdo gjë degjeneroi. Lojtari i Orikut iu vërsul atij të Partizanit me grushte dhe shqelma. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistëve të tjerë, duke u përfshirë gati të gjithë lojtarët e Orikumit ndaj atyre të Partizanit. Gjysmëfusha e Orikumit, me gati 22 lojtarë të pranishëm aty, është kthyer në një arenë boksi.

sherrriiii (1)

Ndërhyrja e forcave të sigurisë qetësoi situatën pas pak minutash. Nga goditjet në kokë të portierit vlonjat, Trakaj, u desh edhe ndërhyrja e mjekëve për të normalizuar gjendjen e të riut. Pas incidentit, gjyqtari kryesor, Besmir Lesaj, ka nxjerrë me karton të kuq katër lojtarë të Partizanit (Klei Çarçani, Elvis Çela, Sem Bici dhe Klenti Osmani) dhe tre të Orikumit (Elvis Dalipaj, portieri Benardo Trakaj dhe Ali Jazaj). Pas qetësimit të situatës, kryesori ka vijuar me dy minutat e mbetura, që ishin më tepër formale. Më pas ka vërshëllyer përfundimin e takimit, që duhet t’i bëjë me turp të dyja skuadrat.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura