EKSKLUZIVE/ Shpërblimet, Tirana me 2 rroga bonus për lojtarët nëse arrijnë…

Sep 26, 2022 | 15:43
SHPËRNDAJE

Që Tirana është një nga skuadrat më të paguara kjo nuk ka dyshim. Ama në rast fitoreje të titullit, edhe këtë sezon lojtarët marrin 2 rroga ose 15% të kontratës, në varësi të marrëveshjes.

TIRANA 1

Si zakonisht, presidenti Refik Halili në ndeshje të caktuara vë premio dhe vetëm vitin e titullit ai shpërndau dhjetëra miliona lekë.

Në kontratat me lojtarët ai parashikon bonuse në rast të fitimit të titullit kampion.

Për shembull, sezonin e dy viteve më parë, Tirana u vuri në tavolinë lojtarëve 200 milionë lekë nëse fitonin titullin dhe 100 milionë lekë nëse shkonin në Europë.

Edhe këtë vit që fituan lojtarët mbushën xhepat sipas kontratës individuale që kishin me lojtarët.

TITULLI – Këtë sezon, Tiranës, nëse fiton titullin, do t’i kushtojë 100 milionë lekë ekstra.

Në të gjitha kontratat është llogaritur një shtesë e tillë.

Pra, çdo lojtar merr një bonus në fund të sezonit sepse e ka të planifikuar në kontratë.

Dikush merr dy rroga, të tjerë pak a shumë sipas marrëveshjes, ndërsa të tjerë 15%.

EUROPA – Lojtarët gjithashtu do të marrin më pak para nëse ia dalin të kualifikohen në Konferencë League.

DËSHTIMI – Të gjithë kënaqen me fitoret, por si në çdo kontratë ka të mira dhe të këqija.

Kështu, te Tirana, në rast dështimi sezonal duke mos marrë titullin kampion apo u kualifikuar në Europë u kushton lojtarëve 15 për qind të kontratës ose dy rroga, një veprim standard për ekipet shqiptare.

Bardheblutë, në fakt, sezonin e titullit morën jo vetëm shpërblimet, rrogat, por edhe premiot që presidenca bardheblu vendosi ndeshje pas ndeshjeje, madje edhe gjatë aventurës europiane.

TABU E THYER – Për ata që nuk e dinë, Tirana nuk e fitonte derbin e parë në kampionat prej 14 shtatorit 2008 ose më shumë se 13 vite.

Një çmenduri më vete me bardheblutë që më në fund ia dolën të fitonin në ndeshjen e parë pikërisht ndaj Partizanit në një kampionat 25 tetorin e 2021-shit me një penallti të kthyer në gol nga Limaj.

Në fakt, sfida e fundit e fituar nga Tirana në serinë hapëse të derbit daton shumë larg. Ndeshjen e vendosnin Andi Lila dhe Daniel Xhafaj, ndërsa për Partizanin shënonte Bruno.

Atë vit ra nga kategoria edhe Partizani.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura