EKSKLUZIVE/ Sekretet e stadiumit të ri, ja çfarë duhet në 5 ditë

Nov 12, 2019 | 11:24
SHPËRNDAJE

Ajo që mungonte, ka ndodhur dje gjatë pasdites. UEFA ka certifikuar zyrtarisht edhe në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjes ShqipëriFrancë stadiumin e ri kombëtar si vend zhvillimi të sfidës së fundit në grupin tonë kualifikues. “Panorama Sport” ka mësuar edhe detyrat e fundit që janë lënë, teksa për rreth 48 orë, gjithçka duhet të jetë gati në stadium. Thënë ndryshe, ka një “ultimatum” për dorën e fundit të punëtorëve, përpara se në impiant të vijnë “Gjelat“.

Arena Kombetare

DETYRAT 

Pas ndeshjes kolauduese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, nga UEFA është lënë një set me detyrat e fundit finalizuese që e bëjnë impiantin gati për të pritur në Tiranë “Gjelat” e Francës. Mes të tjerash, detyrat kanë të bëjnë me orientimet e tifozëve, kontrollin dhe menaxhimin e tyre në hyrje apo edhe shkallët e stadiumit si dhe gjithçka që ka të bëjë me ndriçimin përreth impiantit.

arena kombetare

Së pari, një ndër detyrat kryesore të mbetura është legjenda e stadiumit. Sinjalistika dhe njoftimet për hyrje-daljet e tifozëve, duke saktësuar katet apo hyrjet për në tribunat përkatëse. Sinjalistika jashtë dhe brenda, edhe me gjërat e ndaluara, të shpjeguara edhe në anglisht, duhet të përfundojnë deri të mërkurën.

Së dyti, është lënë detyrë përfundimi i ndriçimit të jashtëm në impiant, në të gjithë rrethimin dhe në vendhyrjet e tifozëve.

Arena Kombetare

PUNIMET

Në javën e fundit, largimi i makinerive, i papastërtive dhe gjithçkaje që është nevojitur gjatë punimeve është një nga detyrat kryesore për të nxjerrë në pah edhe bukurinë dhe pastërtinë e impiantit që është ndërtuar i ri. Së treti, të largohet çdo makineri, skelë apo mjet pune i deritanishëm nga kompania ndërtuese. Gjithçka duhet e pastër deri ditën e premte, pasi të shtunën Franca bën stërvitjen zyrtare.

OLSI TUJANI

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura