EKSKLUZIVE/ Sebino Plaku rikthehet në Superiore, zbulohet klubi ku do luajë sezonin e ri

| 9:50
SHPËRNDAJE
 

Një ndër repartet që te Kastrioti prej kohësh kanë kërkuar të përforcohen, është qendra e mbrojtjes dhe sulmi. Për qendrën, ende janë në pritje, ndërsa me sulmin duket se gjërat janë zgjidhur.

plaku

Gazeta ka arritur që të mësojë ekskluzivisht se krutanët kanë arritur që të bëjnë pjesë të tyre një lojtar me mjaft emër të kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për Sebino Plakun, i cili ka luajtur me shumicën e ekipeve shqiptare, si Tirana, Partizani, Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari etj.

Madje, sulmuesi i njohur ka qenë edhe pjesë e Kastriotit në sezonin 2011-2012. Sezonin e fundit, 35-vjeçari ka luajtur në Kosovë, ku pjesën e parë të kampionatit u aktivizua te Llapi, ndërsa në pjesën e dytë luajti për ngjyrat e Gjilanit.

Nëse ky transferim do të konkretizohet sot, krutanët do ta kompletonin edhe repartin e sulmit dhe tashmë do të ishin në kërkim vetëm të një qendërmbrojtësi.

BUJAR BALLIU-PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.