EKSKLUZIVE/ Kombëtarja në “errësirë”, flet Agolli: S’më intereson nëse ikën apo jo Panuçi, ja çfarë i duhet Shqipërisë…

Nov 19, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Asnjëherë polemizues dhe gjithmonë prej futbollistëve që ka përçuar frymën e grupit dhe të bashkëpunimit. Ansi Agolli, si gjithmonë kërkon të jetë optimist, edhe në momentin kur të gjithë shohin vetëm errësirën në të cilën ka rënë skuadra përfaqësuese.

agolli

Ish-kapiteni i Kombëtares, i pagrumbulluar për këto dy ndeshje, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, komenton situatën e kuqezinjve, disfatën turpëruese ndaj Skocisë, shkaqet që kanë sjellë këtë gjendje dhe mbi të gjitha elementet që nevojiten për t’u ringritur. Por, duke theksuar që nuk interesohet për qëndrimin apo largimin e trajnerit Panuçi.

Agolli, nuk mund të ketë pyetje tjetër në këtë situatë veçse çfarë po ndodh me Kombëtaren?

Nuk besoj se duhet të themi shumë fjalë për rezultatet e Kombëtares. Rezultati i fundit na ka zhgënjyer të gjithëve. Megjithatë, unë mendoj se është momenti për pak qetësi nga skuadra. E them këtë, pasi e shoh ambientin shumë të acaruar me këto rezultate. Gjë e cila nuk ndihmon aspak, e mbi të gjitha djemtë e rinj të cilët janë të shumtë në përfaqësuese apo e veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares dhe ndaj bëj thirrje për më shumë qetësi dhe më shumë reflektim.

Ju përmendni reflektim, ndoshta duhet që të nisë që nga drejtimi dhe mënyra si është drejtuar Kombëtarja deri më tani?

Pa diskutim që pas një humbjeje të tillë duhet të ketë patjetër reflektim, të merret gjithçka me qetësi. Megjithatë, unë nuk e kam këtë me dikë, me një emër, por e them në përgjithësi që është moment reflektimi.

Çfarë doni të thoni atëherë?

Shikoni, gjithmonë kur ka disa rezultate negative radhazi, nevojitet një moment reflektimi për çfarë po ndodh. Unë e them këtë duke shtuar që gjithçka duhet bërë me qetësinë e duhur

Panuçi erdhi me filozofinë që skuadra ka cilësi për të luajtur në sulm. Me çfarë kemi parë, mos ndoshta duhet që Shqipëria të rikthehet te loja e kujdesshme që të marrë rezultatet?

Shqipëria ka trajner dhe ai i di më mirë këto çështje. Më mirë sesa unë, ndaj nuk besoj se çfarë mund të them unë të ketë më shumë vlerë. Nuk ka kuptim që unë të komentoj punët e trajnerit. I përket atij të vendosë.

OLSI TUJANI

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura