Ekskluzive/ “Ramiz Alia e Hekuran Isai ishin gati që t’i vinin prangat”, ish-kryehetuesi zbardh raportin sekret: Ç’më tha Enveri për Ismail Kadarenë, pasi e lexoi…

Aug 14, 2020 | 12:36
SHPËRNDAJE

pjimage (4)

Ishte viti 1982. Ismail Kadare e “kishte mbushur kupën”. Diktatori kishte vendosur ta eliminonte si pjesë e “komplotit të madhe”, të udhëhequr nga Mehmet Shehu. Letrat ishin gati.

Ramiz Alia e Hekuran Isai ishin gati që t’i vinin prangat. Veçse kishte një problem. Ismail Kadare kishte botuar romanin “Dimri i madh”, ku një ndër protagonistët ishte vetë Enver Hoxha.

Nëse do të dënohej Kadare, bashkë me të do të dënohej edhe vepra kushtuar diktatorit. Ishte kryehetuesi Qemal Lame, i cili, në një raport të përmbledhur, do t’ia vinte në dukje këtë rrezik diktatorit, aq më tepër që situata pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të 28 vetëve, si pjesë e komplotit, nuk ishte edhe aq e qetë.

Ismail Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj të vitit 1971
Ismail Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj të vitit 1971

Në librin e tij “Dritëhijet e kohës. Letërsia dhe arri në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, ish- kreu e Hetuesisë së Përgjithshme për 10 vjet me radhë dëshmon në vetë të parë për “çështjen Kadare”, si u ngritën akuzat, si u krijuar dosja, si ndiqej, telefonatat dhe takimet me krerët më të lartë të shtetit: Enver Hoxhën, Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain; vendimin për arrest dhe arsyet pse ai nuk u zbatua.

QEMAL LAME

RAPORT: ARRESTIMI DHE DËNIMI I ISMAIL KADARESË SI KOMPLOTIST

Janë arrestuar dhe janë në hetim 28 të pandehur të arrestuar në grupin në hetim për kryekomplotin e drejtuar nga Mehmet Shehu. Zgjerimi i numrit të arrestimeve duhet analizuar me kujdes nën këndvështrimin e situatës politike dhe opinionit shoqëror për akuzat, goditjen dhe zgjerimin e komplotit. Arrestimi i Ismail Kadaresë mendoj se ka vend të analizohet në tablonë e komplotit, të situatës së brendshme e asaj të jashtme politike për shkak të kontributit me botimet e shumta dhe të njohjes së tij të gjerë.

Arrestimi do të ishte me pasoja edhe për vlerësimet e romanit “Dimri i madh”, ku është përjetësuar një nga ngjarjet madhore të kombit shqiptar dhe roli i madh i udhëheqësit Enver Hoxha. Për këto arsye madhore merr vëmendje qëndrimi ndaj Ismail Kadaresë. Urdhri është i qartë dhe nuk e vë në diskutim. Por ka vend që para zbatimit ta shohin më gjerë për vetë pasojat. Me përgjegjësi, ju shpreh mendimin e bindjen time se Ismail Kadareja nuk duhet të arrestohet.

Ismaili nuk është e dobishme të arrestohet, në radhë të parë, për arsye të kontributit dhe njohjes së tij, duke u vlerësuar me objektivitet veprat, sidomos “Dimri i vetmisë së madhe”, të analizuara edhe me domosdoshmërinë e mbrojtjes së figurës Suaj, shoku Enver. Në radhë të dytë, do të zgjerohej komploti dhe nuk do të arrihet të kuptohet e mbështetet nga opinioni politik e shoqëror i brendshëm dhe ai i jashtëm.

Qemal Lame, 28 shtator 1982

Punova gjithë natën për ta analizuar dhe formuluar sa më të saktë e të përmbledhur raportin. Raportin e dërgova dorazi tek Enveri. Në orën 07:30 bisedova me Sulo Gradecin. I thashë:

– Kam një dokument shumë të rëndësishëm për shokun Enver. Të lutem, dorëzoja në dorë.

– Pa diskutim, shoku Qemal. Shoku Enver ka besim dhe ju vlerëson personalisht. Mos ki merak.

RAPORTIMI TEK ENVER HOXHA

Anulimi i urdhrit të arrestimit

E martë, më 28 shtator 1982, 21:25qemal lame

Ra zilja e telefonit:

– Enveri jam, Qemal! E lexova raportin. Ke mendime të drejta. Bëre mirë që e dërgove. Do të bisedojmë nesër në darkë. Do thërras edhe Ramizin e Hekuranin.

– Faleminderit, shoku Enver. Më shqetësoi seriozisht situata politike dhe pasojat që duhen parandaluar, prandaj ju shkrova. Më erdhi shumë keq që do t’ju merrja kohë për të analizuar edhe një herë çështjen.

– Mirë bëre. Këtë kërkon Partia. T’i themi hapur mendimet. Me Ismailin kemi shumë probleme që na shqetësojnë. Edhe goditja hap akoma më shumë probleme e shqetësime…

E mërkurë, më 29 shtator 1982, 18:00kadare

Nën drejtimin e Enver Hoxhës, të pranishëm Ramiz Alia, Hekuran Isai, Qemal Lame, u analizuan përfundimet e parashtruara.

Enveri: – Raporti i dërguar nga Qemali është i sinqertë dhe jepen mendime me përgjegjësi. Ke bërë punë të mirë. Ke dhënë mendim për të mos e arrestuar Kadarenë. Argumentet janë të drejta. Si mendoni juve, Ramiz e Hekuran?

Ramizi vlerësoi përfundimet e raportit dhe u shpreh:

– Përfundimet janë të drejta. Edhe unë i vlerësoj. Përgjegjësia e Ismailit është e dokumentuar. Them se duhet arrestuar, si e vendosët juve. Jam dakord, si të gjykoni juve, shoku Enver.

Edhe Hekurani mbështeti përfundimet e raportit:

– Edhe unë i vlerësoj përfundimet e raportit. Është bërë punë e mirë. Për arrestimin, të vendoset si të gjykoni juve, shoku Enver. Jam dakord me mendimin e Ramizit.

vijon

LEXONI EDHE: 

“Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”, zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë. Zbulohet biseda mes Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait: Është urdhër i Enverit, mos u mendo…

E vërteta e ndjekjes së Ismail Kadaresë/ “Shtrigat” dhe “Krokodili”, ish-kryehetuesi: Ç’përmbante dosja agjenturore. U asgjësuan në…

‘Të arrestohet! Mos veproni menjëherë!’, Ish-kryehetuesi Qemal Lame rrëfen telefonatat me Enverin e Ramizin për prangosjen e Kadaresë: Kur u dha urdhri, ish-diktatori porositi që…

“Atij qelbësirës i është rritur mendja”, Ish-kryehetuesi rrëfen takimin me Enverin dhe urdhrin që i dha për Kadarenë: Të shkojë në hale të gomarëve, deri javën tjetër…

Plani për eliminimin e Kadaresë/ Ilir Demalia reagon ndaj Qemal Lames: Instrument i paranojave të Enver Hoxhës. Pse ish-kryehetuesi është falsifikator

Ekskluzive/ “Me të tjerët në qeli, të hanë dhé”, rrëfimi i ish-kryehetuesit pas urdhrit të Enverit për prangosjen e Kadaresë: Ja dokumentet ku do mbështetej arrestimi, na kërkohej…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura