EKSKLUZIVE/ Projektohet goditja e madhe, klubi i Superiores tenton Bekim Balajn

Jun 16, 2021 | 8:28
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, është dëshira e madhe e Teutës. “Panorama Sport” zbulon ek- skluzivisht nga burime të sigurta se shkodrani është kontaktuar së fundmi nga trajneri Edi Martini.

balaj shqiperi franca

Balaj është një futbollist i lirë në treg, pasi ka prishur kontratën me austriakët e Shturm Gracit. Mësohet se sulmuesit i është kërkuar që të vijë fillimisht për të ndihmuar Teutën në Ligën e Kampioneve, e më pas të diskutojnë për të ardhmen kur skuadra të përfundojë angazhimin në Europë. Aktivizimi në Champions do të ishte një reklamë e mirë edhe për vetë shkodranin, që prej disa javësh është pa ekip.

Gjithsesi, ende nuk mund të flitet për një akord, paçka se trajneri Martini po insiston për të bindur futbollistin që e ka afirmuar kur drejtonte Vllazninë një dekadë më parë. Ndërkohë, krahas një qendërsulmuesi, durrsakët janë futur fuqishëm në merkato për të afruar një fantazist. Pasi dështoi pista për huazimin e Sherif Kallakut nga Lokomotiva e Zagrebit, mësohet se durrsakët po shikojnë me interes mesfushorin që mbylli sezonin me Vllazninë, Demir Imeri.

Ky i fundit është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me shkodranët. Palët kanë biseduar së fundmi, por ende nuk mund të flitet për një akord. Megjithatë, kjo javë do të jetë vendimtare për merkato e Teutës, si për pistën e afrimit të Balajt, por gjithashtu edhe për Imerin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/