EKSKLUZIVE/ “Partizan, të duhet ndeshja e jetës me Karabakun”, Ansi Agolli: Ja nga kush duhet të ruhen

Jun 19, 2019 | 8:20
SHPËRNDAJE

Ansi Agolli ka kaluar një jetë te Karabaku dhe në intervistën e dhënë për “Panaorma Sport” pas hedhjes së shortit të Champions-it, tregoi se çfarë e pret Partizanin në turin e parë. Ish-kapiteni i Kombëtares është thuajse i prerë që “demat” nuk kanë shanse për ta kaluar turin dhe për këtë radhit edhe arsyet.

Agolli44

Ndonëse pranon se surprizat janë të pranueshme në futboll, sipas tij ndonjëherë nuk mjafton as maksimumi. Agolli e ka të pamundur që në këtë përballje të thotë “forca Partizani”, pasi Karabak është një familje për ish-mbrojtësin e Tiranës. Duke ditur se është hera e dytë radhazi që vjen në Shqipëri, Agolli pohoi se kjo po bëhet traditë për kampionët azerë.

Karabak vjen sërish në Shqipëri, cilat janë përshtypjet e para të shortit?

Përshtypja e parë shkon sipas logjikës, pra pesë skuadrat më të mira me koeficientin më të lartë ku mes tyre ishte edhe Karabak, përballet me një nga pesë ekipet me koeficient më të ulët, mes tyre ishte edhe Partizani. Në fakt, diçka e çuditshme, pasi edhe vjet, Karabak, ekipi me të cilin kam luajtur për shumë vite, u përball me Kukësin. Dy vite radhazi ndaj shqiptarëve, po bëhet si traditë për Karabakun (qesh…).

Cila është pika më e fortë e Karabakut?

Pika më e fortë e Karabakut është sistemi i lojës. Një mënyrë loje e aplikuar prej vitesh nga trajneri Gurbanov.

Si është ai?

Unë do të thosha një sistem fitues, sepse u bënë gati shtatë vite që skuadra fiton kampionatin, Kupën dhe po merr pjesë rregullisht në fazën e grupeve, si të Ligës së Europës, ashtu edhe të Ligës së Kampionëve. Në këtë sistem, primar është skuadra, por në të dalin në pah edhe cilësitë individuale, sidomos në aspektin sulmues.

Sa i mundur është kualifikimi për Partizanin?

Hmmm…, është një short shumë i vështirë. Siç e thashë edhe më parë, përballë ka një ekip me shumë eksperiencë në kompeticionet europiane dhe këto shanse nuk i çon dëm. Sidomos në turet e para, është mjaft e përqendruar. Trajneri kërkon gjithmonë maksimumin, veçanërisht në ndeshjet e para.

Po jua bëj pyetjen ndryshe, çfarë duhet të bëjë për t’ia dalë?

Shikoni, ju e dini edhe vetë që futbolli është shpesh i çuditshëm, i paparashikueshëm. Në futboll çdo gjë mund të ndodhë, mirëpo, këtu futet edhe logjika.

Unë e shoh të vështirë kalimin e Partizanit në turin tjetër, por asgjë nuk është e pamundur në futboll. Ky sport, pikërisht për këtë arsye është i bukur.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura