EKSKLUZIVE/ Ofertë nga Skocia, Tirana gati të shesë Hoxhallarin

Apr 9, 2021 | 8:18
SHPËRNDAJE

Tirana është bërë si një supermarket i madh lojtarësh dhe klubi bardheblu po ua ndien lezetin talenteve që kanë nxjerrë akademitë vitet e fundit. Pas shitjes së Muçit gjatë merkatos së dimrit dhe sirenave belge për Ismajlgecin, një tjetër lojtar i rëndësishëm i kampionëve të Shqipërisë mund të largohet në fund të sezonit.

erion hoxhallari

Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallarin, për të cilin ka shfaqur interes të vazhdueshëm kohët e fundit klubi skocez i Sent Mirrenit, që militon në Premiershipin e Skocisë dhe renditet aktualisht në vendin e 7-të. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se për mbrojtësin e krahut (shpeshherë luan edhe në qendër) ka pasur interes të vazhdueshëm nga disa klube, por më këmbëngulësit duket se janë skocezët.

PSE MUND TË BËHET

Erjon Hoxhallari po bën një sezon shumë të mirë te Tirana dhe ndonëse ka ndryshuar shpesh rolin (në qendër ose majtas), ka arritur të jetë konstant dhe në disa ndeshje të bëjë diferencën. Ka luajtur në 23 takime si titullar dhe ka shënuar 3 gola me peshë për bardheblutë.

Gazeta mëson se skocezët kanë “bindur” drejtuesit e Tiranës me një detaj interesant: janë të gatshëm t’i lënë klubit kryeqyttas 40% të kartonit në rast se Hoxhallari pas transferimit te Sent Mirren do të shitej sërish në një klub tjetër. Ndërkohë që, për detajet financiare të negociatave ende nuk dihet asgjë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura