EKSKLUZIVE/ Ofertë nga Katari për Ezenë, Kukësi mediton ta shesë. Ja prapaskenat (E PLOTË)

May 2, 2021 | 9:40
SHPËRNDAJE

Kukësi si skuadër ka bërë një kampionat për t’u harruar, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për individët e veçantë. Një nga futbollistët që ka spikatur është edhe sulmuesi Patrik Eze, golashënues i kampionatit me 13 gola. Paraqitjet e tij nuk mund të mos viheshin re nga ekipet jashtë vendit, të cilat kanë nisur të bëjnë ofertat e para në drejtim të tij.

Eze Kukesi

Burime të sigurta të “Panorama Sport” konfirmojnë së një skuadër nga Katari i ka bërë ofertë skuadrës verilindore për të marrë shërbimet e nigerianit, por për momentin drejtuesit nuk duan të nxitohen dhe janë në pritje për të vendosur se çfarë do të bëjnë.

PRAPASKENAT

Eze ka kontratë me Kukësin edhe një vit tjetër dhe e ka të pamundur për t’u shkëputur nga skuadra pa marrë më parë lejen e klubit. Në këtë situatë, ekipi i interesuar nga Katari ka bërë ofertën e parë për verilindorët, duke qenë të gatshëm të paguajnë deri në 150 mijë dollarë për të marrë shërbimet e Ezesë.

Për momentin, nga kampi kuksian nuk ka asnjë konfirmim se mund ta lënë të lirë për një shifër të tillë, kjo edhe për faktin se duan të përfitojnë sa më shumë nga kjo tratativë. Fakti që bilancet e skuadrës verilindore do të jenë minus këtë sezon, për shkak të mospjesëmarrjes në Europë, po i tundon ta mendojnë seriozisht ofertën e bërë. Në fakt, të njëjtat burime pohojnë se për Ezenë ka pasur interesim që në muajin janar, por atëherë Kukësi ishte një skuadër që kishte pretendime në kampionat dhe i bën menjëherë “bllokadë”. Tani, me bilance financiare negative dhe me një skuadër që me shumë gjasa do të ribëhet nga e para në merkaton e verës, shanset që nigeriani të largohet janë më të mëdha.

SITUATA

Ajo që e bën më imediate përfundimin e kësaj marrëveshjeje është edhe fakti që skuadra nga Katari kërkon të marrë shërbimet e Ezesë brenda muajit maj, për shkak se duan të kenë atë që nga nisja e kampionatit. Pra, nëse marrëveshja arrihet, duhet që 28-vjeçari të ndahet me Kukësin pa u mbyllur ende ky kampionat. Por, meqenëse verilindorët nuk kanë më pretendime për Europën, është një faktor lehtësues që marrëveshja të konkretizohet me sukses. Aktualisht te Kukësi ka disa lojtarë që janë me “valixhe” në dorë, edhe ata që janë ende nën kontratë. Por, burimet nga klubi pohojnë se asnjë nuk do të largohet falas.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL 

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/