EKSKLUZIVE/ “Nuk jam si Ekubani”, flet Solomon: Golin në derbi ia dedikoj…

Oct 3, 2019 | 9:25
SHPËRNDAJE

Theofilus Solomon ishte një nga më të mirët për Partizanin në derbin e 154-t të kryeqytetit, ku shënoi një gol. Tirana u mund 2-1 në shtëpi dhe, sipas sulmuesit nigerian, ky sukses ndaj rivalit historik do të jetë një shtysë e madhe për “demat” në javët në vazhdim.

solomon

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, Solomon nuk e fshehu gëzimin për fitoren dhe golin, të cilin kryesisht ia dedikoi babait të tij, i cili është ndarë nga jeta para tetë viteve. 23-vjeçari pohoi se atmosfera e derbit ka qenë e mahnitshme, por si ish-lojtar i Partizanit të Beogradit, ai nuk preferon të bëjë krahasime me derbin e kryeqytetit serb.

I pyetur se a mund të bëjë që të harrohet Kaleb Ekuban, Solomon pohoi se janë tipa të ndryshëm, por premton se do të bëjë më të mirën për familjen Partizani.

Solomon, luajtët derbin e parë me Partizanin, shënuat dhe e fituat…

Po, luajta derbin e parë me Partizanin dhe ishte një fitore e madhe për mua dhe për familjen Partizani. Një plus i madh për të gjithë.

Keni ndonjë dedikim për golin dhe fitoren?

Golin ia dedikoj babait tim. Ai u nda nga jeta 8 vite më parë, kështu që ia dedikoj golin atij dhe familjes sime. Gjithashtu, ia dedikoj edhe tifozërisë e familjes Partizani. I dashuroj të gjithë dhe u premtoj se do të bëj edhe më mirë.

zeqaj solomon

Keni qenë pjesë e derbit të Beogradit, Partizani-Cërvena Zvezda. Mund të na bëni ndonjë krahasim?

Jo, jo, pasi këtu nis që nga fillimi i ndeshjes, ku i gjithë stadiumi ishte aktiv. Kjo këtu ishte diçka tjetër. Nuk kam fjalë për ta përshkruar, por them se është diçka ndryshe nga derbi i Beogradit.

Mund të bëni që të harrohet Ekuban, jo Jozefi që keni në ekip, por vëllai i tij, Kalebi, që pati një ecuri të shkëlqyer me Partizanin?

Kam dëgjuar për Kaleb Ekubanin, por jemi lojtarë të ndryshëm, nuk kam çfarë të them tjetër në lidhje me këtë gjë.

ILIR CARA- PANORAMASPORT.AL

(INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura