EKSKLUZIVE / Një italian mahnit Kamzën, gati firma me ish-mbrojtësin e Milanit

Jul 15, 2018 | 12:11
SHPËRNDAJE

Kamza bën gati firmën për një italian. “Panorama Sport” mëson se nën urdhrat e Bledar Devollit është vendosur Klaudio Bonani. Ai luan si mbrojtës i majtë, por fare mirë mund të përshtatet edhe në mesfushë në kushte emergjence. Lojtari në fjalë është i lindur në Xhenova, por është produkt i akademisë së gjigantëve të Milanit. Është aktivizuar për 19-vjeçarët e “Djajve të kuq” deri në 2016-ën, ndërsa për një gjysmësezoni u huazua te moshat e Pavias.

cf990a0f0b879832901025f496476567-17789-1402845580

Milani e huazoi sërish, por këtë herë te Vareze në 2017-ën, ndërsa sezonin i fundit u transferua si lojtar i lirë në Seria D-A, tek US Folgore Karatese. Tashmë duket se e ardhmja e tij do të jetë në Shqipëri, pasi Kamza është mahnitur prej cilësive të mbrojtësit. Ata nuk do të ngurrojë që t’i ofrojë marrëveshje për sezonin e ri 21-vjeçarit. Sakaq, gjatë kësaj jave priten zhvillime edhe për Bruno Arrabal. Mesfushori shkatërrues është nën kontratë me klubin, megjithatë nuk ka ardhur ende në Shqipëri.

37204993_10160697019550370_8639195070861410304_n

 

Nga sa mësohet, ai ishte me pushime, megjithatë këto ditë do të rikthehet në “bazë”. Kamzalinjtë po shkojnë drejt kompletimit, pasi dje doli në stërvitje edhe Igor Çukoviç. Pasi nënshkroi të premten mbrëma kontratën, malazezi u vendos nën urdhrat e stafit teknik dje.
sked1
sked2

Tashmë edhe faza seleksionuese po shkon drejt fundit, pasi një pjesë e mirë e tyre që ishin në provë janë larguar. Trajneri ka përzgjedhur vetëm disa, të cilët ka vendosur që t’i vëzhgojë edhe për pak kohë, para se të marrë vendimin final.

Abdulla Dushku

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura