EKSKLUZIVE/ Nga Xherard te Reja, Grezda rrëfehet ‘pa doreza’: Nuk ika pa shkak nga Kombëtarja! Ju tregoj provokimin e sherrit në Skoci

Nov 7, 2019 | 13:12
SHPËRNDAJE

Eros Grezda po kalon momentin më të sikletshëm në karrierën e tij. Djaloshi i Kombëtares pa në merka ton e verës që t’i mbylleshin dyert e skuadrës së parë të Rejnxhërsit, por kurrsesi nuk pranon të jetë bërë pishman që e zgjodhi.

Grezda

Si të mos mjaftonte kjo, në Kombëtare një bisedë nuk shkoi mirë me trajnerin Edi Reja dhe 24-vjeçari u largua nga grumbullimi. Më tej, një sherr i raportuar bëri bujë në Skoci, ku shqiptari vihej në qendër të debatit si personazhi negativ.

Djaloshi nga Gjakova, ekskluzivisht për “Panorama Sport“, rrëfehet “pa doreza”. Sulmuesi anësor tregon raportin me Xherrardin, dëshirën e tij për janarin, Kombëtaren dhe mbi të gjitha arsyet pse iku nga ai grumbullim. “Skema? Unë kam luajtur me 3-5-2 te Lokomotiva e Zagrebit”, tregon ndër të tjera Grezda, duke zbuluar edhe prapaskenën e atij sherri të raportuar. “U fry gjithë ai lajm në media nga asgjëja”, sqaron futbollisti i Kombëtares për gazetën.

eros grezda

Grezda, 3 gola në ndeshjen e fundit të Kupës, duke i dhënë kualifikimin ekipit U-21. Si u ndiet me atë shpërthim?

Nuk është se po kaloj një moment të mirë, siç e dini të gjithë, sepse kam pasur një periudhë shumë të vështirë, duke mos u aktivizuar në ekipin e parë, por vetëm me atë të dytë. Mirëpo, nga e gjithë kjo gjë e keqe kam nxjerrë diçka të mirë. Jam duke punuar shumë fort për veten time. Edhe në ndeshjet që po zhvilloj me ekipin e dytë, po bëj maksimumin që të mbaj formën dhe të zhvilloj ndeshje sa më të mira

Pak javë më parë, është raportuar një zënkë juaja në fushë dhe një e pështyrë kundrejt një kundërshtari tuaj. Si është e vërteta?

Kur luan në këto nivele, do të marrësh provokime nga shumë futbollistë që janë edhe në nivele më të ulëta, sepse janë më tepër të motivuar kur ata gjejnë përballë futbollistë të ekipit të parë të Rejnxhërsit. Kështu që, isha provokuar gjatë gjithë ndeshjes.

eros grezda

Në çfarë mënyre, sepse futbolli ka edhe lojë nervash?

Më bënin faulle pa pasur topin në zotërim. Më flisnin edhe gjëra të këqija. Mirëpo, e rëndësishme është që në asnjë moment unë nuk e kam pështyrë atë. OK, normale që pati një reagim nga unë gjatë një momenti, por kurrsesi një të pështyrë.

Po në media u tha se ju e bëtë një gjest të tillë…

Ai lojtari ishte pikërisht personi që e futi nëpër gazetat lokale e më pas u shpërnda gjithandej lajmi. Ishte po ai që erdhi pas ndeshjes të më japë dorën, por nuk ia kam dhënë. Nuk pranova ta takoja, sepse ishte i pisët gjatë gjithë ndeshjes. Për këtë, bëri atë që bëri në media, duke folur keq për mua.

Pati edhe një kërcënim që do të largoheshit fare nga klubi për këtë gjest…

Kam folur me klubin për këtë dhe u kam kërkuar atyre video apo një fakt çfarëdo që të provonte këtë lajm që u shpërnda. Prova që asnjëherë nuk u gjetën dhe mbetën vetëm fjalë dhe gjëra kot. Në Angli apo Skoci, është një sistem ndryshe, pasi në një incident, sado i vogël të jetë, i fryjnë shumë gjërat. Kështu ndodhi edhe me mua, sepse nga asgjëja u fry në diçka shumë të madhe për disa ditë në media.

Po vijoj, sepse trajneri është shprehur se ka qenë vendimi juaj për t’u larguar… Mendoni se kjo është arsyeja që nuk ju kontaktuan më?

Do ta lë në versionin e tyre, por askush nuk largohet pa një shkak.

Çfarë ka ndodhur?

Për një shkak të fortë, madje. Por, unë ua kam lënë në dorë atyre. Kaq dhe nuk them dot më shumë.

OLSI TUJANI

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura