Ekskluzive/ Nga e vërteta e titullit me Tomorin te telefonata e Xhanit, rrëfehet Muça: Ju tregoj zgjidhjen më të mirë për sezonin aktual

Mar 30, 2020 | 23:51
SHPËRNDAJE

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme.

shkelqim muca

Shkëlqim Muça, ish-trajneri i Tiranës në atë vit, ekskluzivisht për “Panorama Sport”, nuk ngurron të komplimentojë ekipin beratas të atij sezoni, por thekson se skuadra e tj e ka fituar në fushë titullin në bazë të të gjithë rregullave.

– Profesor, si jeni?

Fatmirësisht mirë. Edhe familja mirë është. Ja duke zbatuar rregullat e karantinës, duke qëndruar në shtëpi.

– Muça keni qenë trajner i Tiranës në titullin e vitit 2000. E kujtoni si e fituat atë sezon?

Është e thjeshtë fare si histori. Ka qenë gjithçka e përcaktuar në rregullore që në fillim. Mjaft të hapni rregulloret e kohës ose edhe gazetat e kohës dhe e vërtetoni gjithçka.

– Por beratasit kanë pretendime se është ndryshuar rregullorja?

Shikoni, ka qenë e caktuar që në fillim ndeshja finale nëse ekipet do të dilnin me pikë të barabarta.

– Si ka qenë ai kampionat?

Nuk kemi qenë vetëm ne. Deri në fund, kanë qenë tre skuadra shumë të mira, ne, Tomori dhe Teuta. Ka qenë një kampionat i mirë, mirëpo ka pasur probleme në ndeshjet e rretheve.

Shkelqim-Muca1

– Çfarë problemesh kujtoni?

Ka pasur probleme! Nuk ka qenë rendi si këto vite. Ishte e vështirë që të fitojë një ndeshje jashtë.

– Edhe për Tiranën ishte e vështirë të fitonte?

Edhe Tomori ka pasur probleme në Berat. Ndërsa ne në Berat jemi mundur 1-0. Madje ka dhënë një penallti kot fare, e paqenë.

– Pse, çfarë fragmenti ka qenë?

Gjoja i ra Alimehmetit topi në dorë. Episod, pasi topi ishte në këmbë, po dilte në këndore, i bie në dorë dhe e dha penallti. Ndërsa në Tiranë kemi luajtur normalisht, ka përfunduar barazim ndeshja në kryeqytet.

– Profesor, çfarë kujtoni më së shumti nga ai kampionat me kaq shumë episode?

Kujtoj ndeshjen në Gjirokastër, ndërsa Tomori ka luajtur në Tiranë me Partizanin. Para kësaj jave, që kujtoj të ketë qenë e parafundit, Tomori bën një ndalesë me Teutën. Ishin të dyja rivale dhe barazuan në Berat. Ne, përfituam nga ky hap fals i tyre dhe u shkëputëm. Atë ditë është vrarë presidenti i Beratiti pas ndeshjes. Në atë ndeshje është bërë diçka jo normale, sepse pjesa e dytë e tyre ka nisur me rreth 15 apo 20 minuta vonesë.

Muxhaj3

– Pse anormale, çfarë ka ndodhur?

Ndeshjet luheshin në të njëjtin orar, por e kanë vonuar që të merrnin vesh ndeshjen tonë.

– Kush e ka vonuar dhe çfarë kujtoni nga ajo periudhë?

Unë kujtoj që Albert Xhani, presidenti i Partizanit në atë periudhë, na ka marrë në telefon ndërsa ne ishim në Gjirokastër. Kam qenë unë me shefin e klubit, Sulejman Memën.

– Çfarë bisede keni bërë me Xhanin?

Na është lutur. Na ka thënë që: “Aman luani dhe fitojëni ndeshjen”.

– Profesor, çfarë interesi kishte Partizani te ndeshja e Tiranës?

Sepse, nëse ne ftonim në Gjirokastër, mbaronte kampionati, duke qenë se edhe ndeshjen e fundit ne e kishim në Tiranë.

– Kur është bërë telefonata e Xhanit?

Në mëngjes teksa ishim në Gjirokastër. Ne kemi qenë duke pirë kafe dhe na mori Berti (Albert Xhani) në telefon. Nuk kishte asgjë të keqe në këtë mes. Na tha “Luani dhe fitoni, sepse po fituat ju në Gjirokastër, neve fitojmë ndeshjen. Po nuk fituat ju, ne do ta humbim ndeshjen. Jam i detyruar që ta humbim ndeshjen”. Kështu na ka thënë.

– Po çfarë ju ndodhi në Gjirokastër?

Kemi ngrënë gol në minutën e 90′. Mesa kujtoj, na ka shënuar trajneri i sotëm i Luftëtarit, Novi në shtyllën e dytë një gol me kokë pas një krosimi. Madje madje, ka qenë edhe minutë shtesë dhe kishte përfunduar koha e rregullt. Ishte ndeshje e rregullt, por e fortë. Ne luajtëm pastër. Ka pasur interferime dhe premio nga jashtë që gjirokastra të luante atë ndeshje. U bë ndeshje e fortë. 1-0 për ne, patëm shumë raste, por nuk arritëm ta mbyllnim takimin. Në shtesë ne pësuam një gol aksidental dhe përfundoi takimi 1-1.

– Po Tomori në Tiranë?

Pikërisht, kjo është çështja. Kur mbaroi ndeshja jonë, Tomori dhe Partizani kishin edhe 15 minuta kohë që të përfundonin lojën. Mos harroni që bëhej fjalë për dy takime që kanë nisur në të njëjtën kohë.

Caste-nga-ndeshja-Flamurtari-Tirana

– Po pse?

Ishte shtyrë kastile në pushim. Kishte ndodhur nuk di çfarë. Për këtë mund të pyesni drejtuesit e Partizanit se çfarë ka ndodhur. Di vetëm që është shtyrë të paktën 15 minuta që të shihnin ndeshjen tonë. Pastaj, në minutat e mbetura, po të shihni kronikën e kohës, ka shënuar Berati dhe ka fituar ndeshjen.

Pas këtij takimi, ka ndodhur vrasja e presidentit të Tomorit dhe arbitri i ndeshjes. U gjuajt ndaj presidentit të Tomorit, teksa ishin duke pirë birra pas ndeshjes, dhe plumbi rikoshet ka kapur arbitrin e takimit Zylfon. Albano Janku është plagour. Në javën e fundit ne dhe Tomori luanim në shtëpi secila, fituam dhe përfundoi kampionati me pikë të barabarta.

– Kur e mësuat historinë që kishte ndodhur në Tiranë?

Kemi qenë duke ardhur në autobuz. Mesa kujtoj, kemi qenë afër Ballshit. Kemi mësuar lajmin e tmerrshëm për ngjarjen në Tiranë. Ndërsa që kur u futëm në dhomat e zhveshjes, Partizani-Tomori luhej ende.

– Pra në Gjirokastër u vendos fati i kampionatit?

Në Gjirokastër ndalesa jonë dhe në Tiranë u vendos rënia e Partizanit nga kategoria. Pikërisht ndeshja e parafundit me Tomorin ishte vendimtare për Partizanin dhe ra. Nëse ne fitonim në Gjirokastër, edhe në Tiranë do të ishte ndeshje e mbaruar për Partizanin. Kështu na ka thënë presidenti Xhani.

– Si ishte biseda me Xhanin?

Një bisedë normale. Ideja e fjalëve të tij ishte që luani fort. “Sepse po fituat ju, do fitojmë edhe ne. Po nuk fituat ju, ne jemi të detyruar që të humbim”. KShu na ka thënë. Më pas u luajt ndeshja finale.

– Pikërisht për këtë finale ka pretendime nga kampi beratas…

Ne e dinim që në fillim të kampionatit rregulloren që do të kishte një ndeshje finale mes ekipeve me pikë të barabarta, e caktuar të luhej në “Qemal Stafa”, sepse nuk dihej se kush mund të ishin ekipet që mund ta mbyllnin me ikë të barabarta.

– Insistoj, ata pretendojnë se është ndryshuar rregullorja?

Ja t’jua them çfarë ka ndodhur, Kjo rregullore, u prish prej Tomorit, Pasi ishte caktuar të luhej në Tiranë dhe prej tyre, u zgjodh një qytet tjetër.

– Beratasit edhe për këtë thonë se u favorizua Tirana që u luajt në Elbasan dhe jo në një qytet tjetër…

Po jua përsëris. Ndeshja ka qenë e përcaktuar të luhej në Tiranë. Kur bëhet një kalendar, një rregullore, nuk dihet se kush del me pikë të barabarta në fund. Ishte taksative që do të bëhej një ndeshje finle në “Qemal Stafa”. Këtë e ka konfirmuar edhe Besnik Çela, i cili asokohe ka qenë përgjegjësi i garave në FSHF. Madje, janë edhe kronikat e kohës. Nuk mund të themi kot që u ndryshua rregullorja në mes. Tomori me shumë respekt them që ka bërë një kampionat shumë të mirë atë vit. KA luajtur shumë mirë. Por në fund bëri një hap fals me Teutën dhe ne dolëm para me pikë. MAdje, edhe ndeshja e fundit, ka qenë prapë e barabartë, edhe pse pjesën e dytë ata luajtën me dhjetë vetë. NJë i kuq për dy të verdhë nga një prej lojtarëve të tyre. NDeshja ishte 1-0 për ne dhe kemi bërë autogol me Deden. Pas kohës shtesë fituam me penallti.

– I kujtoni penalltitë?

Ata kanë gjuajtur të parët dhe e humbën. Ne kemi shënuar 5 penallti dhe fituam 5-4.

– Profesor Mema ka kujtuar edhe një fragment në Berat kur është goditur Bujar Pregja me qytë pistolete në kokë. E kujtoni?

Mema mbase e ka ngatërruar vitin, kur thotë që kemi dalë barazim. Sepse në atë vit, ne jemi mundur 1-0 në Berat. Edhe kjo ngjarje mund të ketë qenë. Unë nuk e di sepse kam qenë trajneri dhe kam qenë në dhomat e zhveshjes. Nuk e kujtoj arbitrin e këtij takimi 1-0 nëse ka qenë ao jo Pregja, por kujtoj penalltinë e dhënë kot për beratasit. Mbase goditja e Pregjës ka ndodhur herë tjetër në Berat, kur ka qenë Mema trajner. Ndjesë sepse nuk e kujtoj. Pas humbjes në berat dhe barazimit në Tiranë 0-0, ata thonë që moralisht, na takon neve titulli sepse i kemi marrë katër pikë Tiranës.

muca

Mirëpo nuk ka qenë rregullore me ndeshje direkte në atë kampionat, por në bazë të pikëve dhe pikët e barabarta kërkonin ndeshje finale. Le të hapen dokumentat e kohës dhe gazetat që e vërtetojnë, Moralisht Tomori meriton respekt, por futbolli nuk fitohet moralisht por me pikë. Kampionati përfundoi me pikë të barabarta. Ndeshja duhet të luhej në Tiranë. Për arsye se Tomori e kontestoi, meqë ishte Tirana, federata vendosi Elbasanin. U caktua Elbasani, sepse ishte Komisar Koseni dhe kishte rregull. Ka pasur probleme me policinë pas 1997. Ne e pranuam kur na u tha. IShim dakord të luhej edhe në Elbasan, edhe pse ishte e përcaktuar në rregulloren e aktivitetit të luhej në aktivitet.

– Si u përcaktua Elbasani?

Kontestoi klubi i BEratit dhe më pas FSHF thirri edhe shefin e klubit tonë. IShin të dy klubet dhe u caktua Elbasani. Ata nuk ishin dakord me Elbasanin, por FSHF vendosi. Sepse ja bëri një nder që s’u luajt në Tiranë. Smund të pranonte të tjera kërkesa, sepse kishte problme me tifozët ëpr shkak të rendit. NDeshja ishte e rregullt në Elbasan. Kemi barazuar me autogol në fund. U shty loja dhe fituam me penallti. Madje kujtoj që ekipi jonë ka luajtur dobët, pavarësisht se kundërshtari ishte me dhjetë lojtarë. NUk arritëm ta mbyllnim ndeshjen, pasi kishim 4-5 raste për ta çuar 2-0, me Viton dhe Rizvanollin. Dënuam veten tonë sepse i kpëm shpesh në kundërsulm por nuk shënuam dhe dënuam veten në fund me autogol.

– Kush e shënoi penalltinë vendimtare?

Kisha caktuar Deden, sepse ishte kapiteni dhe rezultoi që e pesta ishte vendimtare. Kujtoj që më tha, “unë i mbylla sytë. Vetëm kam gjuajtur topin”. Të parë nëse kujtoj mirë ja kemi lënë Memishit, një lojtar i ri dhe i talentuar. Normale që kisha frikë në atë moment, por për fat i shënuam të pesta penalltitë.

– Për të gjitha situatat, a është titulli që mund ta mbani mend më shumë?

Në atë vit ne nuk kemi pasur një ekip shumë të plotë. E kemi luajtur kampionatin me dy sulmues: Rizvanolli, një djalë i ri 18 a 19 vjeç që na shënpi shumë gola dhe Vito, një lojtar me eksperiencë. Por, kishim një mbrojtje shumë të fortë dhe një mesfushë fantastike. Kishim Deden, Dabullën, Gallon dhe Alban Tafajin. Ndërsa në mesfushë ishte Ardian Mema, Devolli, Ervin Bulku, Sokol Bulku. Pra ishim shumë mirë në këto reparte. Tirana kishte prapavijë të fortë he mentalitet fituesi. Berati kishte një sulmues shumë të mirë, ishte Arbri.

Ata edhe mund ta fitonin titullin, nëse do kishin fituar ndaj Teutës. POr është e kotë të thonë që na e hoqën kampionatin. Ne e kemi fituar kampionatin në fushë. Rregullorja donte ndeshje direkte, luajtëm dhe fituam. Gjithsesi Unë i respektoj shumë, sepse edhe trajneri i tyre ka bërë një punë fantastike atë vit. Ndërsa Tirana ishte i vetmi vend ku luhej normalisht, ndërsa në BErat dhe shumë qytete ishte e vështirë të luhej. Në Berat, Lushnje, Peqin ishte shumë e vështirë të luhej. GJithandej kishte probleme. Jua veçova si vit që e mbaj mend sepse doli edhe Partizani nga kategoria atë vit.

muca

– Po për sezonin aktual, cila do të ishte zgjidhja më e mirë sipas jush, të jepen verdiktet aktuale apo të luhet?

Asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë. UEFA ka vënë një afat fundin e qershorit. Është normale që të luhen dhe të gjithë duan që të luhen ndeshjet e mbetura. Nëse do të jetë e pamundur fizikisht të përfundohet, normalisht kampionatin e fiton Tirana. Por nuk është normale, por edhe situata nuk është normale, është e jashtëzakonshme, Unë besoj se ne maj dhe qershor do të normalizohet situata.

Mbase edhe pa tifozë, por kam besim që do të rikthehet normaliteti. Jemi një vend që kemi bërë shumë dhe nuk kemi trend rritjesh, Besoj që muaji prill do të jetë i fundit i kësaj pritje të gjatë. Jam i bindur që ndeshjet do nisin të luhen dhe do ta fitojë ai që e meriton. Faktikisht, edhe kupa apo një trofe të ngjit atëherë kur e fitoj në fushën lojës.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura