EKSKLUZIVE/ Ndryshon komplet formacioni i Shqipërisë, Reja kthen Uzunin, Dokën dhe…

Mar 28, 2021 | 12:33
SHPËRNDAJE

Reja pritet të bëjë ndryshime të mëdha në krahasim me formacionin që përdori kundër Andorrës, përveç Kumbullës që nuk është i disponueshëm për shkak dëmtimi, pritet të jetë jashtë edhe Lenjani, Memushaj, dhe dyshja e sulmit Cikalleshi dhe Manaj.

Shqiperia

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht formacionin se si pritet te luaje Shqipëria kundër Anglisë, me një modul të ri nga 3-4-1-2 në 5-4-1.

Në portë pritet të jetë Berisha, mëm pas mbrojtja pritet të përbëhet nga Doka në të djathtë, në qendër Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe në të majtë Hysaj. Mesfusha është me Uzunin, Baren, Laçi, Kamberi dhe në sulm i vetëm pritet të jetë Broja.

FORMACIONI I MUNDSHËM –

 MODULI – 5-4-1

BERISHA

DOKA   ISMAJLI   GJIMSHITI   VESELI   HYSAJ

UZUNI     BARE    LAÇI  KAMBERI

BROJA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura